Psikologji

Lloji i gruas që kërkojnë burrat

Duket sikur gjëja e parë që tërheq burrat është fiziku i femrës, megjithatë, të qenit të interesuar për një grua nuk do të thotë gjithmonë të dëshirosh të lidhesh me të.

Kjo për shkak se burrat vendosin të angazhohen seriozisht vetëm me gra që:

  1. Kanë personalitet

Meshkujt duhet të dinë se mund të mbështeten tek gratë për të realizuar ëndrrat e tyre dhe në momentet e vështira, kështu që një grua e vendosur dhe e pavarur i tërheq ata më shumë për t’u angazhuar sesa një dekolte bujare.

  1. Që afeksionohen

Në të vërtetë, burrat nuk kërkojnë dashuri vetëm për veten e tyre. Ata duan të sigurohen që fëmijët e tyre janë në duar të mira kur janë larg, edhe pse shumë prej tyre e kanë të vështirë ta tregojnë dashurinë.

  1. Që dinë të vendosin kufij

Kjo tendencë e përgjithshme mashkullore i shtyn burrat të zgjedhin gratë më të vështira. Burrat e dinë që atje ku është gruaja e tyre, do të ketë burra që përpiqen ta bëjnë për vete, megjithatë, duhet të jetë ajo që do të vendosë nëse diçka do të ndodhë. Pra, gratë që marrin më shumë kohë për t’iu nënshtruar hijeshisë së tyre, janë ato me të cilat ndjehen më të sigurt për t’u angazhuar.

  1. Që janë të ndjeshme

Mbrojtja dhe kujdesi për dobësinë e grave i bën burrat të ndjehen më mashkullorë dhe të sigurt. Ata pëlqejnë të jenë më të fortë dhe të ndjehen të fuqishëm.

  1. Duhet të ketë kimi

Flaka e pasionit duhet të jetë e fortë dhe një sekret mes çiftit. Burrat flasin pak me njëri-tjetrin për këto gjëra, sepse nuk duan të nxisin interesin e burrave të tjerë për gruan e tyre.

  1. Jo gjithmonë duhet të jetë serioze

Gratë nuk e kanë idenë sesa i pëlqejnë meshkujt kur bëjnë gafa të vogla, ngatërrohen me diçka pa kuptim dhe janë argëtuese. Dhe sado e pabesueshme sa mund të duket, kjo është një nga karakteristikat e rëndësishme për të ngjallur interesin afatgjatë të burrave. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button