Kulture

LOJA ME TRURIN: Ja si ndikon si kultura tek iluzionet tona

Screen Shot 2015-07-07 at 14.52.36

Kulturat tona sigurojnë sfondin historik, për të kuptuar dhe treguar tregimet tona, duke përfshirë narrativën e iluzioneve tona. Njerëzit që na trajtojnë-qofshin mjekë, priftërinj apo shamanë -gjithashtu ndihmojë në formësimin e iluzioneve tona, duke përcaktuar simptomat e sëmundjes mendore. “Ne mund të mendojmë mbi kulturën, si zotërimin e nje “simptome repertori”-një sërë simptomash fizike në dispozicion të mendjes së pandërgjegjshme për shprehjen fizike të konfliktit psikologjik”-shpjegon historian i mjekësisë Eduard Shorter për “New York Times”.

“Në disa epoka, konvulsionet, pamundësia e papritur për të folur, apo dhimbjet e tmerrshme në këmbë, mund të përvijohen dukshëm tek ky repertor. Në epoka të tjera, pacientët mund të shfaqin kryesisht simptoma të tilla si dhimbjet e barkut, vlerësime të rreme të peshës trupore, dhe dobësi nervore si një metaforë për të përcjellë stresin psikik”.

Për shembull, disa njerëz në Azisë Juglindore mund të vuajnë nga “koro”, besimi se organet e tyre gjenitale janë pakësuar, edhe pse nga ana fizike nuk ka asgjë të keqe. Në Lindjen e Mesme, individët me “zar”, besohet se janë të pushtuar nga shpirtrat, që mund të shkaktojnë sulme përmes ulërimash, duke qeshur apo kënduar, si pjesë e ndjesisë së tyre të shkëputjes.

Iluzionet tona massive, ndikohen në të njëjtën mënyrë. Për shembull, murgeshat e shtypura vuajtën nga mjaft iluzione masive në shekujt XV-XIX. Kur kombinoheshin me besimet popullore tek demonët, disiplina e rreptë fetare shpesh shkaktonte kriza histerie tek këto gra, duke përfshirë edhe sharjet, ekspozimin dhe fërkimin e organeve të tyre gjenitale, dhe futjen e duarve në mes të këmbëve, sikur të ishin duke kryer marrëdhënie seksuale. Priftërinjtë pohuan se po largonin demonët nga shpirtrat e tyre, edhe pse disa murgesha u burgosën apo u dogjën në turrën e druve. Nga shekulli XVIII deri në fillim të shekullit XX, kushtet ekstreme të punës shkaktuan gjeste jonormale, konvulsione dhe simptoma neurologjike, tek grupet e punëtorëve në fabrikat perëndimore.

Ndërsa shekulli XX po ecte, iluzionet masive u përjetuan më shumë në formën e ankthit mbi frikën ndaj ndotjes mjedisore dhe frikërat e lidhura me luftën. Pasi gazi helmues vrau 90 mijë njerëz në Luftën e Parë Botërore, amerikanët u fiksuan me frikën ndaj jgazit.

Në fillim të viteve ‘30, dhjetëra njerëz në zonat rurale të Virxhinias, ishin të bindur se dikush kishte shpërndarë një gaz të dëmshëm tek shtëpitë e tyre gjatë natës. Pas hetimeve serioze, autoritetet zbuluan se burimi i vërtetë ishte kalimi i gazit karbonik të oxhakëve të fabrikave aty pranë. Frika nga antraksi, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, ngjalli gjithashtu shumë alarme të rreme tek popullsia amerikane. Për shembull, një student dhe mësues pohuan se kishin pësuar djegie nga lëndë kimike në parakrahët e tyre pasi hapën një letër në tetor të vitit 2001. Megjithatë, asgjë e pazakontë nuk u gjet në zarf./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button