HistoriMagazine

Lorenci i Arabisë: Të vërteta dhe legjenda për strategun, spiunin, heroin romantik…

Përveç legjendës, sipërmarrja e tij është gjithashtu në qendër të një çështjeje historike konkrete dhe shumë komplekse, e cila çoi më pas në lindjen e disa shteteve: Libanit, Irakut, Sirisë, Jordanisë, shtete këta që janë një sajim i politikës. Për të kuptuar atë që po ndodh sot në atë zonë, duhet t’ia fillosh që nga ajo që ndodhi në fundin e Luftës së parë Botërore, si dhe nga veprimtaria e vetë Lorencit

lorenci

“Jo të gjithë njerëzit ëndërrojnë në të njëjtën mënyrë, ata që ëndërrojnë natën në qoshet e fshehta të mendjes së tyre, zbulojnë kur zgjohen kotësinë e atyre imazheve, por ata që ëndërrojnë ditën janë njerëz të rrezikshëm, sepse ndoshta recitojnë ëndrrat e tyre me sy hapur, për t’i bërë më pas realitet… këtë bëra unë. Doja të krijoja një komb të ri, të rivendosja një ndikim që ishte zbehur tashmë, t’u jepja njëzetë milionë semitëve bazën mbi të cilën të ndërtonin një pallat të frymëzuar ëndrrash për mendimin e tyre kombëtar…”. Në këtë citim të kryeveprës së tij, “Shtatë kolonat e diturisë”, qëndron e mbyllur filozofia e jetës së një prej personazheve më legjendarë të shekullit XX, kolonelit Tomas Eduards Lorenc, i njohur më mirë si Lorenci i Arabisë, mbreti pa kurorë i arabëve, i cili vdiq më vonë gjatë një aksidenti me motorr në 18 maj 1935…

[real3dflipbook id=”950″]

Leave a Reply

Back to top button