Bota

Lufta e Tretë / Paralajmërimi i Putinit: Shkencëtarët po krijojnë njerëz të modifikuar gjenetikisht

Ndërsa ishte duke folur në një festival të të rinjve në Soçi në fillim të kësaj jave, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi se shkencëtarët që kryejnë manipulime me kodin gjenetik njerëzor ishin në prag të përftimit të njohurive, për të krijuar ushtarë mbinjerëzorë të modifikuar gjenetikisht, të cilët nuk ndiejnë dhimbje apo frikë. Ai paralajmëroi se Lufta e Tretë Botërore mund të luftohej nga luftëtarë super-njerëzorë të modifikuar gjenetikisht, të trajnuar për të qenë vrasës vdekjeprurës. Putini paralajmëroi se trupat e tilla mund të provonin të ishin më “destruktivë se bombat bërthamore”, sipas Express.

“Njeriu ka mundësinë të futet në kodin gjenetik të krijuar nga natyra, ose siç do të thoshin njerëzit fetarë, nga Zoti,” tha Putini. “Mund të kemi gjithfarësoj pasojash. Mund të imagjinojmë se njeriu mund të krijojë një njeri jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht”.

“Siç e kuptoni, njerëzimi mund të hyjë dhe ka shumë të ngjarë që të ndodhë në të ardhmen e afërt,” vazhdoi ai, në një periudhë shumë të vështirë dhe shumë të përgjegjshme të ekzistencës së tij. Ajo që sapo përshkrova mund të jetë më e keqe se një bombë bërthamore”.

Ai tha se megjithëse kërkimet për krijimin e njerëzve të modifikuar gjenetikisht mund të sjellin përfitime, të tilla si krijimi i matematikanëve gjenialë dhe muzikantëve të talentuar, mund të ketë edhe pasoja të rënda. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button