Your Life

Lumturia sipas ekspertëve arrihet në këtë moshë

Kërkimi rraskapitës, i lodhshëm dhe intensiv i lumturisë është diçka që na prek të gjithëve. Ka nga ata që thonë se u duhet një jetë e tërë për të arritur atë gjendje të lumturisë ekstreme dhe të tjerë, që pretendojnë se janë me fat që ndjehen gjithmonë të lumtur, çdo ditë. Por çfarë është saktësisht lumturia?

Një gjendje shpirtërore, paqe e mendjes, një ekuilibër perfekt me veten dhe botën ose, mbase, siç thoshte Nënë Tereza e Kalkutës, lumturia është një destinacion.

Shpesh, të rrëmbyer nga tërbimi i jetës së përditshme, ne harrojmë rëndësinë e gjërave të vogla që mbushin jetën tonë: një përqafim, një buzëqeshje, një gjest dashurie nga një person në shtëpi. Po, lumturia qëndron edhe në këto vëmendje të vogla.

Por kur arrihet lumturia? Sipas studimit, momenti më magjik që lidhet me atë ndjenjën e lumturisë jetohet në moshën 33 vjeç. Sondazhi u krye në një grup njerëzish mbi 40 vjeç nga Friends Reunited, një portal britanik i krijuar me qëllim të lidhjes së miqve të vjetër, që kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin.

Duke dëgjuar rrëfimet dhe ndjenjat e këtyre njerëzve, u shfaq një element i zakonshëm: periudha më e lumtur e jetës së tyre ishte pikërisht ajo e moshës 33 vjeç. 7 nga 10 të anketuarit e kujtonin atë vit, si një nga momentet më të bukura, argëtuese dhe më të rëndësishme të jetës së tyre. Sipas rrëfimeve të tyre, pikërisht gjatë këtij viti, kishte një optimizëm më të madh për të ardhmen.

Arsyet janë të ndryshme: më të zakonshmet sigurisht kanë të bëjnë me pjekurinë e arritur si çift në atë moshë, si dhe përparimin në karrierë. Nga këtu shpjegohet pozitiviteti emocional për të ardhmen. Për më tepër, ato vite përfaqësojnë në një farë mënyre, një vetëdije më të madhe, se kush keni qenë dhe kush jeni duke u bërë.

Donna Dauson, një psikologe angleze, shpjegoi se 33 vjeç është mosha e përsosur për të arritur kulmin e lumturisë: naiviteti i fëmijërisë tani është larg, ashtu si dhe shtysa e adoleshencës, megjithatë ju ende keni energjinë dhe entuziazmin e rinisë.

Të gjitha këto gjëra kombinohen me pjekurinë e viteve dhe bindjen e shëndetshme të aftësive të dikujt, bashkë me pavarësinë e fituar duke shndërruar 33 vitet, në një prag për të qenë krenarë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button