Histori

Makthi i urisë në Leningrad. Hitleri donte të pushtonte një qytet-fantazmë

Hitleri nuk donte ta merrte Leningradin, preferoi ta rrethonte në mënyrë që banorët të vdisnin urie dhe më pas të pushtonte një qytet fantazmë

Në qytetin e Leningradit rezervat ushqimore zgjatën vetëm një muaj pas fillimit të sulmit gjerman. Më pas tregtarët filluan të shisnin lëkurë lope, e cila zihej dhe bëhej supë. Pak nga pak duket edhe lëkurët filluan të mbarojnë dhe buka racionohej në një ose dy feta ditore për person. Nevoja e dëshpëruar për ushqim çonte në futjen në territore të huaja ndërsa binin bombat si dhe në rimarrjen e 28 000 ton grurë të mykur të portit, ku gjermanët kishin fundosur disa anije me furnizime. Asgjë nuk zgjati më shumë se disa javë. Atëherë mielli i bukës zëvendësohej me tallash dhe ziheshin supëra me këpucë, rripa dhe lëkurë të çdo lloji. Më pas duke përzier kockat me kollën e marangozit krijohej diçka që të kujtonte derrin dhe që i spërkatur me mustardë dhe uthull shndrrohej në pjatë të parë të shumë shtëpive. Temperaturat binin në -40 gradë dhe centralet elektrike nuk funksiononin. Në rradhë njerëzit vdisnin të lodhur nga uria. Kur Paveli vizitoi famijen e tij në dhjetor gjeti një teto të vdekur mbi një tavolinë me dyer të mbyllura.

Askush nuk kishte forcë për ta çuar në gropat e përbashkëta që autoritetet kishin hapur. Në fund të dhjetorit i vdes një nga 6 anëtarët e familjes në sallën e ngrënies dhe u deshën 6 ditë për ta lëvizur. Dimri tregonte fytyrën e tij më mizore. Dëbora dhe akulli grumbullohej në rrugë. Kishte patrulla të rinjsh komunistë që shkonin shtëpi më shtëpi për të kërkuar fëmijë të harruar, prindërit e të cilëve kishin vdekur. Në fund të janarit, Paveli i dobët dhe i uritur del nga apartamenti i tij që ishte bombarduar në tetor dhe ecën përmes furtunës. Tërhiqte me vete një slitë plot me letra dhe dorëshkrime për t’i shpëtuar. Ndërsa avanconte mbante shënime në ditar: “Njerëzit i shqetëson vetëm një gjë: Kur do të tërhiqen gjermanët?” Në rrugën Borovaja ndeshi me një slitë që transportonte kufoma të dobëta dhe blu, pothuaj skeletë dhe ndërsa mbërrin në Marat ndeshet me një burrë të vdekur në tokë.

Në ato momente shfaqen një grup grash: “Lena im! Lena im!” – fillon e qan një prej tyre. Më pas sheh një plak që mban në krahë një qen skelet. Në sytë e të dyve sheh dëshpërimin dhe pyet: “Cili prej tyre do të jetë i pari?” Dihet se mes  6000 – 10 000 njerëz vdisnin në ditë nga uria në qytetin e lulëzuar dikur.

Shitej mish njeriu

Gjatë rrethimit të Leningradit menuja përfshinte të gjitha llojet e kafshëve që nga papagallët deri tek macet dhe bretkosat. Produkte të tjera ishin bojërat,vazelina, glicerina dhe produkte skarco. Çdo gjë që mund të futej në gojë. Rrobat griseshin, gatuheshin dhe haheshin. Në shesh shitej madje edhe dyshemeja e dyqaneve Badayev ,sepse sheqeri që mbahej në këto magazina ishte shkrirë nga bombardimet dhe dilte i verdhë. Quhej “tokë e ëmbël”. Këto ushqime aspak të shijshme s’ishin gjë krahasuar me mishin e dyshimtë që mund të blihej në ndonjë qoshe të fshehur. Hajdutët kishin muaj që rrinin në pritje, por tani kishte banda më të organizuara që praktikonin një krim shumë më makabër; shisnin mish njeriu tek një popullatë e dëshpëruar. Kishte zona, në të cilat fëmjët zhdukeshin befas, tani prindërit nuk i linin më të dilnin. Aty askush nuk ishte i sigurt. Paveli shikonte si dukej qyteti i tij. Era e benzinës, duhanit dhe sapunit u zëvendësua  me aromën e tretësve, holluesve me të cilat dizifektoheshin kamionët që transportonin kufomat në gropat e përbashkëta. Në shtëpinë e tij s’kishte shumë që i ati kishte gatuar një supë me mishin e qenit të familjes, Mishka. Pavarsisht rraskapitjes Paveli ishte me fat krahasuar me të tjerët. Kishte gjetur një punë si reporter për agjencinë e lajmeve sovjetike, Tass dhe shkonte vazhdimisht në front, jashtë qytetit ku dhe mund të shijonte ushqimet e ushtrisë.

Burimi: MuyHistoria

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button