Personazhe

Maria Kalas: Kush ishte këngëtarja më e madhe operistike në histori

Maria Kalas lindi më 2 dhjetor të vitit 1923 në Nju Jork nga prindër grekë. Thuhet se në muzikën e shekullit XX, ka një kohë para Toskaninit dhe një tjetër pas tij. Po ashtu ka një epokë “para Kalas dhe pas saj”është shprehur Franko Zefireli, regjisor i premierave prestigjioze në teatrin “La Scala” në Milano.

Ajo ishte një person gati i pavdekshëm, i mishëruar në artin lirik. Maria ishte për kanton, ajo që Toskanini ishte për dirigjimin e orkestrës operistike. Kështu është shprehur për të mjeshtriRikardo Muti, që shtoi se falë saj, opera u kthye në të qenit (ndoshta për herë të fundit) në njëart popullor, biznes, kolonën zanore të jetës sonë.

Kjo falë talentit të saj prej një sopranoje dramatike, një përkufizim i shekullit XIX. Kritika thoshte se ajo sikur ishte pajisur me “tre zëra”, dhe kjo për shkak të diapazonit saj të jashtëzakonshëm vokal.

Casta Diva

Por përveç teknikës së saj unike të kënduarit, Kalas mbahet mend për mjeshtërinë e sajjashtëzakonshme në skenë, duke e përzier me mjeshtëri këndimin dhe aktrimin. Kësaj i shtohen shpërthimet e saj prej dive, misteri i rënies së papritur në peshë dhe historia e saj edashurisë me miliarderin grek Aristot Onazis la gruan e tij për të, por më pas e braktisi për t’u martuar me Xheki Kenedin.

Një jetë kushtuar operas

E lindur nga një farmaciste greke që emigroi në Nju Jork, Maria Kalas tregoi talentin e saj si fëmijë, dhe prindërit e saj -sidomos e ëma – i imponuan të bënte që e vogël një jetë plot sakrificë. “Ajo u përdor qëkur ishte fëmijë. Maria nuk e jetoi fëmijërinë si gjithë të tjerët, po ashtu edhe rininë.

Prandaj u përfshi tërësisht në marrëdhënien e saj me Aristotel Onazis. Ai e bëri atë të përjetonte atë që nuk e kishte përjetuar kurrë më parë” thotë gazetari italian AlfonsoSinjorini, autor i një romani për Maria Kalas.

Kur ishte vetëm 5 vjeç, Maria u përplas nga një makinë dhe qëndroi në koma për rreth 1 muaj. Së bashku me nënën, qe ndërkohë ishte ndarë nga i shoqi, u transferua në Greqi ku nisi të studiojë për kanto në konservator. Karriera e saj filloi me Puçinin dhe operën “Toska” pikërisht në Greqi, në vitin 1942, me njësukses të jashtëzakonshëm.

Kjo falë shpirtit të saj të sakrificës (studionte 12 orë në ditë), dhe punës sfilitëse. Me mbarimin e luftës ajo u akuzua për bashkëpunim me pushtuesin pasi kishte kënduar edhe me kompani të drejtuara nga gjermanët dhe italianët. Më pas u rikthye në Nju Jork, ku vështirësitë nuk mbaruan, dhe ku Kalas nuk ishte në gjendje të çante përpara.

Dashuria e vërtetë dhe e vetme

Në ato kohë të vështira ajo u shpëtua nga një italian, tenori Xhiovani Zenatelo, që në vitin 1947 e punësoi për të kënduar në operën GiocondaPonçelitArenën e Veronës. Nuk pati shumë sukses, por ajo pjesëmarrje ishte një mundësi që Kalas të njihej me biznesmenin e famshëm Xhovani Menegini, i cili u dashurua menjëherë me të, dhe u ofrua ta ndihmonte, duke i propozuar të bëhej menaxheri i saj.

Ishte një kombinim me përfitim të ndërsjellë. Maria Kalas u bë idhulli i të gjitha teatrove. Midis viteve 19521954, Kalas interpretoi 7 vepra, u bë një mit dhe humbi 28 kilogramëpeshë. Legjendat për këtë ndryshim të papritur, që e çuan nga 92 në 64 kilogramë ishin të shumta.

Flitej se ajo gëlltiste vullnetarisht larvën e një krimbi shirit. Nga e shëndoshë dhe e ngathët,ajo u kthye në një simbol të elegancës. Por forca e saj ishte zëri:i saktë, i fuqishëm, dramatik. Kalas ishte unike dhe e papërsëritshme në skenë.

Karriera e saj nisi të marrë tatëpjetën vitin 1957, kur u njoh me manjatin grek të anijeve Aristotel Onazis. Mes të dyve lindi një lidhje intime, dhe Kalas u nda nga Menegin. Në vitin 1958, ngjarjet në jetën private u ndërthurën me disa dështime artistike për shkak të rënies së zërit dhe disa ndërprerjeve në shfaqjet e saj.

Tradhtitë e Onazis

Maria Kalas vazhdoi të dilte në skenë në vitin 1965, por nuk i duroi dot tradhtitë e vazhdueshme të Onazis, në vitin 1968 preferoi në vend të saj ish-zonjën e parë të SHBA-së Xheki Kenedi. Ai ishte një skandal që e zhyti Kalas në periudha të reja depresioni, të alternuara me momente të përsosmërisë artistike.

Turneu i fundit botërori Marias u zhvillua në vitin 1974. Më pas ajo u tërhoq në vetmi në Paris, ku vdiq më 16 shtator 1977 nga arresti kardiak i lidhur me ndërlikimin e disa sëmundjeve që kishte pasur që në fëmijëri.

Ajo vuante prej disa kohësh nga pagjumësia dhe kishte krijuar një varësi ndaj metakualone, një qetësues që jep efekte të ngjashme me atë të barbiturateve. Ajo e donte thellësisht Meneginin, linte kokën për Onazis, u dashurua edhe me Pierpaolo Pazolinin, por nuk ishte asnjëherë e lumtur. / Focus – Bota.al

Back to top button