Histori

Mbretër të çmendur: Nabodinusi i Babilonisë

nabodinusiNabodinusi ishte mbreti i fundit i Babilonisë, i cili mbretëroi nga viti 556 deri 539 p.e.s. dhe ndonëse përmendet në Bibël, shumë ekspertë mendojnë se ai ka qenë mbreti i vërtetë babilonas, që u çmend dhe vepronte sikur të ishte kafshë, dhe jo Nebuchadnezzari.

Sipas Danielit 4:25, Nebuchadnezzari pa një ëndërr shqetësuese, që interpretuesi i tij, Danieli i shpjegoi se nënkuptonte që “ti do të dëbohesh prej njerëzve dhe do të jetosh me kafshët e egra; do të hash bar si demat dhe do të qullesh me vesën e parajsës. Do ta bësh shtatë herë, deri kur të pranosh se Më i Larti është sovran mbi të gjithë mbretëritë në Tokë”.

E thënë, e bërë. Një ditë, Nebuchadnezzari po mburrej për madhështinë e tij; ditën tjetër, ai u dëbua nga shtëpia dhe filloi të jetojë me kafshë dhe të hajë bar. Shtatë vite më vonë, rifitoi shëndetin mendor dhe vlerësoi Zotin.

Por shumë shkrime të Babilonisë dhe tekste të lashtë – duke përfshirë edhe Pergamenët e Detit të Vdekur – e bëjnë të qartë se mbreti i marrë në fakt ishte Nabidonusi. Atëherë, përse ky ndryshim? Disa studiues besojnë se ka ndodhur për shkak të gabimeve në përkthim. Të tjerë mendojnë se ka qenë një zgjedhje e qëllimshme nga ana e botuesve të librit të Danielit për të cuar më mirë përpara idealet e tyre. Nebuchadnezzari ishte një mbret shumë i fuqishëm i cili shkatërroi Tempullin e Parë në Jeruzalem, kështu që nëse për të duhej të kishte një histori, ajo duhej të kishte temë ndëshkimin.

Leave a Reply

Back to top button