Enciklopedike

Mbretëresha e Detit

Histori të pabesueshme mbijetese

Screen Shot 2015-05-18 at 10.05.13

Mbretëresha e Detit ishte një tren në Sri Lanka. Një ditë dhjetori, lokomotiva e tejmbushur po i afrohej destinacionit, kur u godit nga një dallgë shumë e madhe e shkaktuar prej Cunamit shkatërrimtar të vitit 2004 në Oqeanin Indian. Të tetë vagonat u përmbytën menjëherë dhe dolën nga shinat me një forcë të pabesueshme. Daia Vijaia Gunauardana, një restaurator, shpëtoi për mrekulli edhe pasi vagoni ku ai ndodhej u rrotullua katër herë. Por, kur vagoni u ndal, problemet e Gunauardanas sapo kishin filluar. Ai kish ngecur brenda një treni të përmbytur dhe nuk mund të gjente dy fëmijët e tij. Pas pothuajse një ore brenda, me një turmë të dëshpëruar për të dalë prej aty, ai më në fund pati shansin të dalë nga dritarja. U bashkua me familjen, teksa iu ngjitën kodrës për t’i shpëtuar një dallge të dytë. Kjo dallgë e dytë i hapi telashe pasagjerit Shenth Ravinda, i cili mundi vetëm të shohë murin e pamëshirshëm të shkatërrimit që erdhi kundër tij, ndërkohë që ndodhej ende brenda Mbretëreshës. Në një farë mënyre, Ravinda i mbijetoi edhe fatkeqësisë së dytë, duke u zvarritur më pas për 2 kilometra në kërkim të ndihmës. Por nuk mund të harronte asnjëherë ulërimat dhe shumë pasagjerët e vegjël që nuk kishin mbijetuar. 800-1700 pasagjerë gjetën vdekjen atë ditë, duke e bërë fatkeqësinë më të madhe hekurudhore të historisë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button