Sport

Mbreti Klaudio! Elozhe për një njeri normal

Rrugëtimi i Leicesterit të tij është një përrallë, jo një mrekulli. Një leksion jete, para se të jetë një leksion futbolli. Lartëson normalitetin, një virtut i pakapshëm në këtë botë dukjesh dhe teprimesh, si dhe objektivat  mëdha që arrihen të realizohen kur lartësohet urtësia, konkretësia, vendosmëria. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si një skuadër, e cila vitin e kaluar luftonte të mos binte nga kategoria, ka arritur që këtë vit të dominojë turneun më të pasur dhe të fortë të planetit, duke u shndërruar në të njëjtën kohë në një legjendë dhe në një lloj “të dashure” globale. “Eshtë ndoshta arritja më e madhe në sport, e të gjitha kohërave”, shkruan Nju Jork Tajms

Screen Shot 2016-05-03 at 09.07.33Andrea Monti

Klaudio Ranieri, “The Normal One”, njëri prej nesh. Madje, njëri prej më të mirëve prej nesh. Jepini një bankinë të pasigurtë, një grusht lojtarësh të uritur për revansh, një top me të cilin të shfryhen, dhe do të zbuloni se sa të drejtë kishte Lucio Dalla në atë vargun e famshëm që thotë “arritja e jashtëzakonshme, besomë, është që të jesh normal”. Rrugëtimi i Leicesterit të tij është një përrallë, jo një mrekulli. Një leksion jete, para se të jetë një leksion futbolli. Lartëson normalitetin, një virtut i pakapshëm në këtë botë dukjesh dhe teprimesh, si dhe objektivat  mëdha që arrihen të realizohen kur lartësohet urtësia, konkretësia, vendosmëria. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si një skuadër, e cila vitin e kaluar luftonte të mos binte nga kategoria, ka arritur që këtë vit të dominojë turneun më të pasur dhe të fortë të planetit, duke u shndërruar në të njëjtën kohë në një legjendë dhe në një lloj “të dashure” globale.

“Eshtë ndoshta arritja më e madhe në sport, e të gjitha kohërave”, shkruan Nju Jork Tajms: nga Groenlanda në Australi, miliona persona përkëdhelin triumfin e Dhelpërave Blu, duke ndjerë se kanë një skuadër të dytë në zemër dhe kanë zgjedhur një italian të çuditshëm, të matur dhe pa retorikë, si kampionin e tyre. “Ranieri? Plak dhe humbës… zero tituj”, thoshte një herë Jose Mourinho. Por tani që kundërshtari polemizues i një herë e një kohe ka shembur përmes rezultateve murin e mendjemadhësisë, edhe Special One bën tifozllëk për të.

Në rolin e heroit normal, Ranieri është i përsosur. Një lloj Tom Hanksi i rrugës. Eshtë hsumë i përmbajtur, syze rrethore dhe elegante, një buzëqeshje çarmatosëse dhe batutën autoironike që i shkatërron xhentëllmenët përballë.

Në tridhjetë vite karrierë të nderuar ka stërvitur shumë skuadra, duke fituar pak. në Itali e quanin “feta”, për shkak të babait kasap, origjinë që kurrë nuk e ka mohuar dhe kurrë nuk është mburrur. Në Britaninë e Madhe e quajnë “Tinkerman”, që nuk do të thotë “rrëmujaxhi”, si në përkthimin e nxituar të shpifësve, por “teneqepunues”, një njeri që arrin të përshtasë gjithçka, me shumë pak. Edhe pse tani stërvit me dronë dhe me kompjuterë, nuk është një filozof i futbollit, nuk është i dashuruar pas moduleve dhe për një kohë të gjatë është marrë thjeshtë si një konservator. Tonet dhe kohët megjithatë ndryshojnë, dhe vijnë në ndihmë të fituesit. Mbreti Klaudio ju duket e ekzagjeruar? Ka një precedent: një tjetër roman, perandori Klaudio i thirrur “Britanikus” pushtoi Anglinë në vitin 43 pas Krishtit, ndonëse kishte famën e një luftëtari jo shumë brilant. Kolegu Stefano Boldrini, sugjeron një tjetër nofkë: Mister Fluturimi, sepse himni i dytë është ai i Italisë, që këndojnë tifozët e Dhelprave, kur fitorja i projektohet mes blusë. Të kënaqur, dhe ndoshta mosbesues, që janë atje lart. 

Në qiellin e pafundëm sigurisht që nuk ishin mësuar, bijtë e gjorë të Leicesterit. Qyteti me 300 mijë banorë dhe ku imigrantët janë shumicë, ka jetuar deri më sot mbi të gjitha me regbi dhe lavditë e Tigrave. Në 132 vite histori, Dhelpërat kishin fituar shumë pak. Dhe askush nuk do të kishte ëndërruar ndonjëherë që goditjen e jetës do ta jepte një grup i pamundur, ku spikasin një ish punëtor me precedentë sherresh (Vardy), dy të larguar nga United si skarco (Drinkuater dhe Schlupp), një mbetje nga kampionati gjerman (Okazaki), premtime deri tani të parealizuar të Serisë B franceze (Kante dhe Mahrez), si dhe Ulloa që vjen nga Patagonia.

Morali, Leicesteri kushton 31 milionë, pothuaj sa një e dhjeta e të mëdhave që ka poshtëruar. Mundësia që të fitonte Premier League ishte kuotuar nga bastexhinjtë 5000 me 1. Gjithçka dukej më e mundur, madje edhe zbarkimi i jashtëtokësorëve në Piccadilly apo debutimi i papës Françesku në Rangersat e Glasgout.

E megjithatë, ata pak që kanë besuar janë milionerë, qyteti është mbërthyer nga një delir blu dhe fytyra e Ranierit buzëqesh, në një murale të madhe, tre metra me tre. Ka më shumë se një arsye për t’u gëzuar: kontrata e tij e varfër parashikonte një sistem çmimesh të lidhur me rezultatet mbi vendin e 17-të. I ka arritur të gjithë, do të marrë në shtëpi më shumë se 6 milionë stërlina, e madje edhe ekipi i tij do të dalë me xhepat plot. Pa përmendur kurnacin tailandez me emrin e pashqiptueshëm (Vichai Srivaddhanaprabha) që i kalon pagën, dhe që rrëfen se kur ishte i vogël i pëlqente Robin Hoodi, “ai që ua merrte të pasurve për t’ua dhënë të varfërve”. Ia ka dalë në të gjithë kuptimet. Cfarë klasi ky italian: normal, dakord, por fitimtar dhe madje dinak. Njëri prej nesh, më i miri prej nesh. /Gazzetta dello Sport – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button