Horizonti.al

Mbreti Leopold II i Belgjikës dhe skandali më i madh politik i historisë

Personazhet më të ligj dhe shumë brutalë për librat e historisë

Screen Shot 2015-12-06 at 9.43.22 AM

Edhe pse ishte mbreti i Belgjikës, ai sundoi mbi Shtetin e Lirë të Kongos në vitet 1885-1908. Mbreti Leopold, është konsideruar si një manipulator i madh politik. Ai e bëri botën të besojë se po e ndihmonte Kongon, por në realitet, ai po sundonte duke përdorur punën e detyruar. Nën sundimin e tij, Kongoja ishte nën një regjimi të tmerrshëm.

Marrëdhënia ndërmjet Kongos dhe Mbretit Leopold, është konsideruar si skandali më i madh politik në histori. Njerëzit e tij torturuan dhe masakruan rreth 10 milionë kongolezë. Ata ekzekutoheshin në rast se nuk dorëzonin një sasi të mjaftueshëm mallrash. Shumë nga fshatrat u shkatërruan, vendasit do të arratiseshin xhunglave, ndërsa shumë prej tyre u përdhunuan nga njerëzit e Leopoldit.

Ndërkohë miliona vdiqën për shkak të urisë, dhe gati një gjysmë milionë vdiqën për shkak të sëmundjeve. Nën mbretërimin e tij në Kongo, Leopoldi vrau rreth 50 përqind të popullsisë. Nëse Pol Poti cilësohet Stalini i kësaj liste, Mbreti Leopold II ngjan më shumë me Hitlerin.

Leave a Reply

Back to top button