Psikologji

Me këto 15 pyetje, mund ta bësh këdo të dashurohet pas teje në më pak se 45 minuta.

Arthur Aron, psikolog social dhe profesor në “Stony Brook University of New York”, e ka studiuar me dekada të tëra lidhjen midis dy personave që duhen. Në një nga studimet e tij të fundit, profesori ka vendosur të studiojë mënyrën se si lidhemi me personat e tjerë, për të përcaktuar formën e saktë me të cilën lind intimiteti.

Hipoteza e tij ishte se, për të krijuar një lidhje me një person tjetër, është e nevojshme të përfshihemi me ndjenjat dhe emocionet tona në lidhje. Në këtë mënyrë, ai krijoi një pyetësor me 15 pyetje, me të cilat mund ta bësh të dashurohet pas teje personin tjetër në më pak se 45 minuta. Ideja është se me pyetje të tilla, pasi të përgjigjeni, do të mund të krijoni një nivel të tillë intimiteti, i cili do t’ju shtyjë ta njihni më tepër personin tjetër. Pyetjet janë si më poshtë:

  1. Duke marrë në konsideratë se mund të zgjedhësh një person këdo në botë, cilin do të doje ta ftoje në shtëpinë tënde për darkë?
  2. Do të pëlqente të ishe i famshëm? Në çfarë kuptimi?
  3. Përpara se të bësh një telefonatë, a mendohesh për gjërat që do të thuash? Pse?
  4. Si do të ishte një ditë “perfekte” për ty”?
  5. Kur ka qenë hera e fundit që ke kënduar? Cilën këngë ke kënduar?
  6. Nëse unë do të jetoja 90 vite, por do të kisha mendjen dhe trupin e një 30 vjeçareje, çfarë do të bëje?
  7. A ke parandjenja sekrete se si mund të vdesësh?
  8. Përmend tri gjëra që do të doje t’i kishe të përbashkëta me partneren tënde.
  9. Për çfarë e falenderon jetën?
  10. Nëse do të mund të ndryshoje diçka, çfarë do të ndryshoje në jetën tënde?
  11. Në 4 minuta, më thuaj me detaje historinë e jetës tënde…
  12. Nëse nesër do të zgjoheshe me një dhunti ose talent, cilin do të doje të kishe?
  13. Nëse një sferë kristali do të mund të thoshte të vërtetën e jetës tënde, çfarë do t’i kërkoje të të tregonte?
  14. A ekziston diçka që e ke ëndërruar gjithmonë? Pse nuk e ke bërë?

15. Cili është suksesi më i madh i jetës tënde?

Back to top button