Your Life

Më të suksesshmit i bëjnë përherë këto gjëra

Ne e dimë që nëse duam të arrijmë diçka, duhet që të bëjmë diçka dhe ndoshta veprimet që ndërmerreni nuk po ju japin rezultatet që dëshironi. Më poshtë janë shtatë gjëra që duhet të filloni të bëni për veten tuaj sot, sepse do t’ju japin suksesin që dëshironi nesër.

1. Filloni me marrjen e “pronësisë”: Shumica e njerëzve kanë justifikime, ose fajësojnë të tjerët kur gjërat nuk shkojnë. Por suksesi i vërtetë ndodh kur fillojmë të marrim përgjegjësi dhe të ndalojmë së justifikuari, kur fillojmë të jemi përgjegjës dhe nuk ua hedhim fajin të tjerëve, kur fillojmë të themi nëse një gjë do të ndodhë, do të ndodhë sepse e bëra unë që të ndodhë. Duhet të bëjmë përpjekje për të mos dhënë justifikime, ajo që duhet të kuptojmë është se arsyetimet gjithmonë do të jenë aty, por shanset jo, shanset do të ikin.

2. Filloni të jeni më të përqendruar: Nëse doni të keni sukses, duhet të ndaloni së shpërqendruari nga gjithçka rreth jush dhe të fokusoheni më shumë në atë që dëshironi të arrini. Shpërqëndrimet janë duke humbur kohën tuaj, dhe duke mos ju lejuar të fokusoheni. Qëndroni të fokusuar dhe kini një “pamje tuneli” për të bërë atë që keni për të bërë dhe për ta bërë amirë. Kur ju jini të përqendruar në atë që dëshironi, çdo gjë tjetër shuhet. Qëndroni të përqendruar në çdo gjë që dëshironi të bëni dhe mos e vini veten në dyshim. Fokusi nënkupton që duhet të ndjekim një kurs derisa të jemi të suksesshëm. Mos u hutoni nga gjërat që nuk kanë të bëjnë me qëllimet tuaja.

3. Filloni të luftoni për atë që dëshironi: kur bëhet fjalë për t’ia dalë, disa do të kenë sukses, sepse janë të destinuar, por shumica do ia dalin, sepse luftojnë për atë që duan. Që të jeni në gjendje për të arritur diçka të rëndësishme, ju duhet të jeni të patrembur në ndjekje të asaj që dëshironi të arrini. Edhe nëse askush nuk beson në atë që po bëni, duhet të veproni për ta bërë që të ndodhë, duhet të keni këmbëngulje. .Dihet që dallimi midis të pamundurës dhe të mundurës qëndron tek një person që përdor vendosmërinë e vet. Mos kini frikë t’i jepni vetes gjithçka që keni dashur në jetë.

4. Filloni të angazhoheni me njerëz që admironi: Të keni njerëz që admironi në jetën tuaj mund të jetë një burim i madh për mësim dhe motivim. Pikëpjekja me njerëz të suksesshëm që admironi dhe respektoni është një strategji e mençur në karrierë. Filloni të dilni me njerëz që janë të besueshëm, krijoni marrëdhënie rreth jush, me njerëz që mund t’i admironi. Gjithmonë zgjedhni marrëdhënie që të bazohen në respekt dhe besim, sigurohuni që fjalët e tyre përputhen me veprat. Kjo do të thotë të rrethohesh nga njerëz që admironi dhe respektoni. Nëse doni të ecni përpara, një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të zbuloni nga të tjerët se si kanë arritur në majë.

5. Filloni të jeni më të disiplinuar: Disiplina na jep lirinë për të vënë të gjithë fokusin tonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona. Por bëhet gjithnjë e më e vështirë të disiplinohesh në një botë që është në shpërqëndrim të vazhdueshëm dhe jepet pas kënaqësive të momentit. Ndonjëherë, qëllimet tona afatgjata duket sikur zhduken dhe nuk bëhen të rëndësishme. Disiplina është të zgjedhësh midis asaj që dëshiron tani dhe asaj që dëshiron më së shumti. Dhe e vërteta është që çdokush që ka arritur gjëra të rëndësishme, ka qenë i disiplinuar.

6. Filloni ta bëni lumturinë prioritet: ajo që është e rëndësishme për ju, duhet të bëhet prioritet. Mos humbni as edhe një sekondë me gjërat që largojnë energjinë tuaj ose ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Filloni të pikasni atë që ju bën të ndiheni më të lumtur dhe të punoni shumë në arritjen e saj. Çdo gjë që ju bëni, sigurohuni që ju bën të lumtur. Nganjëherë gjërat që kemi më shumë frikë janë gjërat që na bëjnë më të lumtur. Bëhuni personi që është në ndjekje të lumturisë.

7. Filloni të jeni mirënjohës: ndjenja e mirënjohjes është një nga emocionet më shëruese, që ne mund ta ndjejmë të ngrejë humorin të na mbushë me lumturi. Nëse duam të jemi të suksesshëm në këtë gjë të quajtur jetë, ne duhet të fillojmë të jemi mirënjohës për gjërat që ndodhin në jetën tonë. Pa marrë parasysh se sa e mirë ose e keqe është për secilin prej nesh, duhet të bëni praktikë që të jeni mirënjohës për jetën tuaj. Sepse e vërteta është, shpesh i marrim si të mirëqena gjërat që meritojnë mirënjohjen tonë. Jeta nuk ka të bëjë me atë që duam. Kurrë mos i lini gjërat që dëshironi t’ju bëjnë harroni gjërat që keni. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button