Sport

Mediat spanjolle: Napoli, i pandalshëm, paralajmërim Realit të Madridit

“Napoli i pandalshëm drejt Madridit”. Kështu e përditshmja sportive madrilene As ka hapur faqen e saj në internet, bashkë me lajmin për fitoren e Napolit me Genovan, në pritje të ndeshjes së parë të Champions League, që do të zhvillojë të mërkurën kundër Realit.

As hapet me foton e gëzimit të Mertens dhe Giaccherini pas golit të dytë të Napolit dhe shkruan: “Golat e Zielinskit dhe Giaccherinit i dhanë rivalit të Realit ndeshjen e 18 radhazi pa humbje. Fitorja e të kaltërve zë vend edhe në faqen e Marcas, me titull: “Napoli vazhdon serinë pozitive dhe paralajmëron Real Madridin”.

Leave a Reply

Back to top button