Magazine

Meghan Markle, gati divorci edhe nga Harry

Meghan Markle tashmë e ka planifikuar një divorc nga Harry. Ndarja do të bëhet brenda 5 viteve, ndoshta 3. Ekspertët e Familjes Mbretërore janë të bindur

Pas divorcit nga monarkia angleze, Meghan Markle mendohet të ketë planifikuar edhe të divorcohej nga Harry. Brenda 5, ose mbase 3 vjetësh do ta lërë atë.

Meghan u ndje aspak rehat në Oborrin e Anglisë dhe gjeti një mënyrë për t’u çliruar nga kufizimet e protokollit dhe Pallatit, me një dalje nga skena që e bëri Kurorën të dridhej. Burri i saj e ndoqi pas në këtë zgjedhje, dhe u justifikua duke thënë se nuk kishte alternativë për ta. Por ai nuk e fshehu trishtimin e tij të thellë, për faktin që është i ndarë midis dashurive për familjen e tij të origjinës, veçanërisht për vëllain e tij Uilliam, dhe dashurisë për gruan dhe djalin e tij, Archie.

Sidoqoftë, duket se projektet e Lady Markle nuk kanë mbaruar. Masa tjetër do të jetë largimi nga Harry. Revista Globe raporton deklaratat e ekspertit të Oborrit, Uayne Dupree: “Meghan do të divorcohet nga Harry brenda 5 viteve. Ose mbase 3. Në fakt, thashethemet qarkulluan muaj më parë, për një divorc të mundshëm midis Dukës së Sussexit, që Mbretëresha madje mendohet ta ketë miratuar.

Dupree vazhdon: “Harry dëshiron një jetë të qetë, larg vëmendjes së mediave, por kjo nuk është ajo që dëshiron gruaja e tij. Meghan ndjen thirrjen e Hollivudit dhe milionat që mund të vijnë bashkë me të”. Eksperti është gjithashtu i sigurt se Lady Markle ka planifikuar gjithçka që në krye të herës.

Eshtë e bindur edhe motra e Meg, Samantha, e cila ka thënë se ish-aktorja “kaloi nëpër Familjen Mbretërore si një tornado”, dhe e tërhoqi Harry-in në vorbullën e saj. “Qëllimet e saj janë fama dhe pasuria. Objektivi i saj është Hollivudi”. Samantha është e bindur që Markle ka shfrytëzuar statusin e saj mbretëror, për të realizuar qëllimet e veta.

Globe raporton burime të tjera afër Pallatit, të cilët akuzojnë Meghan se kishte ndarë Harryn nga familja: “Kjo shkaktoi një ndarje të thellë midis Harryt dhe Uilliamit, dikur të pandashëm. E snoboi mbretëreshën më shumë se një herë dhe nuk pranoi të mbështeste Kate Middleton. Dhe pas disa muajsh, në stilin tipik të Meghan, ajo vendos të thotë mjaft dhe djeg urat, duke lënë pas një gjurmë lëndimesh dhe zemrash të thyera”.

Komentatori i Globe vazhdon se për momentin Harry dhe Meghan po ecin krah për krah, por sa do të zgjasë? / meb.al

Leave a Reply

Back to top button