Ekonomi

Megjithë optimizimin e Kremlinit, Rusia po zhytet në krizë

Screen Shot 2015-05-19 at 10.15.48

Rusia po pëson tkurrjen e parë të ekonomisë së saj, qysh prej vitit 2009, me një rënie të GDP me 1,9 % në tremujorin e parë. Por mediat publike përsërisin mesazhin e shefit të Kremlinit, Vladimir Puti: më e keqja e krizës kaloi. Rënia e GDP është gjithësesi më e vogël se sa ishte parashikuar. “Nuk ka katastrofë”, do të shprehej i gëzuar në muajin prill presidenti rus, për një dalje nga kriza para parashikimit fillestar të dy vjetëve.

Banka qëndrore, e cila përballoi normën bazë në dhjetor nga 6.5% në 17%, ndërhyri duke e ckatuar këtë normë në 12.5%.

Inflacioni, duke arritur tashmë kulmin e tij në rreth 17 % në mars, është në rënie të lehtë dhe ministri rus i ekonomisë, Alexeï Oulioukaïev, vlerëson se deri në fund të vitit do të jetë nën 10 %.

Për rusët, është rritja e papritur dhe e fortë e monedhës kombëtare që i bën të jenë optimistë: ndërkohë që vlente pothuaj 100 rubla në kulmin e krizës në mes të muajit dhjetor, ajo shkëmbehet rreth 55 rubla. Armëpushimi në lindje të Ukrainës, ende i dobët, stabilizimi i çmimeve të naftës, indikator kyç për ekonominë që mvaret fati energjitik, por sidomos ndërhyrjet e bankës qëndrore shpjegojnë këtë reagim të monedhës.

Një efekt “iluzioni”

Shumë analistë i tremben gjithësesi një efekti “iluzioni”. “Efektete e dëmshme të krizës rëndojnë në treguesit thelbësorë: nuk ka investime, teknologji të reja, nuk ka fuqi punëtore të re të kualifikuar. Pa këto nuk ka rimëkëmbje të mundshme”, paralajmëron Igor Yurgens, ekonomist mjaft i njohur në mjediset liberale. “Kriza ukrainase, sanksionet perëndimore, problemet e embargos ruse për produktet agroushqimore perëndimore e kanë dëmtuar ekonominë. Kjo ka ngrirë një nga motorrët e rritjes tonë ekonomike, konsumin. Ekonomia ecën aq ngadalë, sa që ndërmarrjet nuk i rrisin më pagat, bankat nuk japin më kredi”, shprehet i alarmuar Vladimir Milov, ekonomist i opozitës. 

Shumë indikatorë i japin arsye këtyre Kasandrave. Në tremujorin e parë prodhimi industrial u ul në 0,4 % në një vit. Inflacioni (më shumë se 20 % në produktet ushqimore) ndikon në konsumin. Shitjet me pakicë kanë rënë me 6,7 %. Në sektorin e veshjeve, rënia është 40 % në volum dhe 20 % në vlerë. Shitjet e veturave janë në nivelin e tyre më të ulët gjatë dhjetë vjetëve.

Krahas kësaj, rrogat e prapambetura qysh nga fillimi i vitit i kalojnë 50 milion Eurot dhe më tepër se 5 milion rusë nuk i shlyejnë më kreditë e tyre. Përsa i përket investimeve motorr i rritjes ekonomike të ardhshme, ato janë zvogëluar në 6 %. “Gjithshka do të varet sigurisht nga çmimi i naftës dhe nga banka qendrore. Por kriza rrezikon të fillojë … ”, shprehet i shqetësuar Vladimir Mau, një ekonomist pranë Kremlinit.

Benjamin Quénelle, Les Echos

s.m./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button