Kulture

Melodrama është një “palestër” emocionesh

Screen Shot 2015-10-05 at 14.07.35

Një drejtor orkestre dhe një soprano të mësojnë të stërvitësh zemrën, sipas tingullit të muzikës

Të lejon të prekesh, të qeshësh, të gëzosh, të qash… Së bashku me qindra persona të tjerë. Dhe opera lirike, është arenë e pavdekshme emocionesh. “Të jesh i pranishëm në një opera, është një eksperiencë elektrizuese”, komenton Andrea Battistoni, drejtor orkestre klasike, lindur më 1987-ën, i cili së afërmi do të jetë i angazhuar në Festival Opera Arena në Arenën e Veronës me “Aidën” nga Xhuzepe Verdi dhe “Carmina Burana” nga Carl Orff. Ai është edhe autor i librit “Nuk është Muzika Për Pleqtë”. “Magjia e saj është e veçantë dhe bën të shkrepë diçka e veçantë në zemër, pasi – edhe pse është kompozuar para një shekulli – flet për aspirata, beteja dhe dëshira që janë ende aktuale”.

PËRSE BËN MIRË

Tashmë është demonstruar se dëgjimi i muzikës siguron përfitime të mëdha në nivel psikologjik dhe atë të vetëdijes, si në afat të shkurtër, ashtu edhe afatgjatë”, pohon Paola Maria Taufer, psikologe dhe psikoterapeute, drejtoresh e Shkollës Artedo di Artiterapie, me vendodhje në Trento. “Të asistosh në një melodramë drejtpërsëdrejti, në veçanti, të bën të shijosh intensitetin e lartë të të gjitha emocioneve parësore si gëzimi, trishtimi, çudia… ajo që provojnë protagonistët vjen e përfaqësuar në mënyrë shumë të pasur me madhështi e pathos, që rezulton e pamundur të mos identifikohet, e kështu hyhet në kontakt me vetveten. Kur je i ulur në sallë me qindra persona të tjerë, ndien se i përket një grupi që bën diçka së bashku, dhe ndan të njëjtat kënaqësi. Është sikur mirëqënia që të vjen brenda, të ishte e amplifikuar me atë të të gjithë spektatorëve, në një lloj bashkësie shpirtërore. E gjitha kjo lejon shfaqjen ose forcimin e ndjeshmërisë, që është kapaciteti i të hyrit në sintoni me mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve”.

TA SHFRYTËZOSH EDHE NË SHTËPI

Nuk mund të shkosh në teatër? Edhe një shikim/dëgjim i regjistrimeve video/audio të operave lirike sjell përfitime të mëdha, ose më mirë: të lejon të sillesh me fantazi dhe të lëshohesh, duke u transportuar nga imagjinata në një mënyrë më të lirshme. “Të vjen të qash dhe do të doje të shprehje gëzimin me trupin? Në shtëpi mund ta bësh!”, pohon Taufer.

“Kur je vetëm është më e lehtë të provosh nostalgji ose ekstazë për momentet e jashtëzakonshme të jetuara në të shkuarën. Do të kuptosh, në çdo rast, që muzika ka fuqinë të ndryshojë humorin tënd, si dhe që ndjesia e mirëqënies nuk i intereson vetëm mendjes, por edhe trupit”. Dëshiron një arsye më shumë për të të dhënë për operan? Ja: “Operat (kohëzgjatja mesatare e të cilave është për 120 minuta) i ndien në mënyrë më të thellë në krahasim me këngët pop, të cilat mbarojnë në pak minuta, dhe në afat të gjatë ia dalin të të përmirësojnë gjendjen e vëmendjes. Nëse shpërqëndrohesh lehtësisht dhe ke pak motivim për t’i shkuar nga fillimi në fund gjërave, një kurë e bukur me bazë “Dasmën e Figaros”, “Toskën”, “Carmen” e të tjerat është pikërisht ajo që bën për ty!”.

Këshillat e mjeshtrit për një dëgjim më të interesuar:

ZGJEDHJA

“Të mos shkosh rastësisht, por vëre gishtin mbi një autor që pasqyron prirjet e tua: ke dëshirë për teatër të lehtë? Ndoshta nuk të shkon për shtat Rossini! I dashuron dramat pasionante? Mascagni! Historitë e dashurisë? Puccini! Të nisesh nga diçka për të cilën ndien prirje, të lejon të shijosh plotësisht këtë art dhe të ngarkon me entuziasëm, për të vazhduar në zbulimin e autorëve të tjerë”, thotë Andrea Battistoni.

PERGATITJA

“Leximi i përmbajtjes të lejon të dëgjosh me më shumë vetëdije emocionale, të buzëqeshësh dhe të prekesh. Por nuk është e domosdoshme: për t’u emocionuar mjafton ekspresiviteti i muzikës”.

SPEKTAKLI

“Nëse teatri e ka tekstin elektronik, mund të lexosh në kohë reale fjalët e këngëve të kënduara. Në rast të kundërt, lëre veten në kënaqësinë e dëgjimit dhe përfshihu. Muzika është më shprehëse se mijëra fjalë”.

PAS TEATRIT

“Gjatë ekzekutimit drejpërsëdrejti, disa faqe (kori, ariet ose duetet) do të ngulen në mendjen tënde duke u bërë të pamundura të harrohen. Sapo të jeni në shtëpi, për të rijetuar emocionet mund të kërkoni këngët, për shembull në You Tube, dhe të krijoni një listë këngësh, për të rijetuar sa herë që dëshiron madhështinë emocionale të provuar në teatro”.

Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button