Zodiak

Mërkuri ndodhet në akrep, ja si do ndikojë për shenjat e horoskopit

Mbrëmjen e 9 tetorit, Mërkuri rrëshqet tek Akrepi dinak dhe do të qëndrojë atje deri në Halloween. Kështu energjia e shenjës kokëforte të Akrepit do të dalë në pah. Do të nisni të mendoni në mënyrë analitike, të llogarisni çdo gjë të mundshme.

Mërkuri është planeti i komunikimit dhe mendimin intelektual. Në një shenjë uji si Akrepi, mendja juaj beson shumë tek ndjenjat në mënyrën si komunikoni dhe lidheni me të tjerët. Mërkuri në Akrep është i drejtpërdrejtë, i fuqishëm dhe i papërkulur kur vjen puna tek mosmarrëveshjet.

Mendimet do t’i keni më të forta, më të mprehta dhe do të përshtateni me gjërat me një lehtësi për t’u patur zili.

Megjithatë kini kujdes të mos fiksoheni me ndonjë person apo fakt, pasi interpretimin mund ta keni të gabuar. Mos humbni kohë me ndjenja negative!

Kjo fazë e Mërkurit është koha e duhur për të lexuar dhe studiuar. Do të jeni në gjendje të mësoni shumë shpejt mbi tema të ndryshme. Akrepi misterioz do të nxjerrë në pah edhe tema të tjera interesante, si seksi për shembull.

Do të keni gjithashtu kohë të mësoni më shumë për veten. Rrëmbeni një filxhan me çaj dhe shijojeni këtë periudhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close