Shkence

MES SHKENCES DHE PSIKIKES / Inteligjenca e re artificiale

AINatyrisht, përmirësimet në inxhinierinë kompjtuerike, neuroshkencë dhe bioteknologji janë duke i dhënë më shumë shtysë kësaj tendence teknopsikike. Por, gjithësesi ende mungon një përbërës: inteligjenca artificiale. IA, siç njihet ndryshe ajo, ka bërë shumë rrugë që nga koha e programit të parë dhe primitiv kompjuterik psikoanalitik në fundin e viteve shtatëdhjetë. Programet kompjuterikë të IA sot mund të njohin dhe riprodhojnë forma të ndryshme të gërmave, si dhe modele të ndryshëm akustikë, duke i bërë shumë të shpejtë dhe të kollajtë përkthimet nga teksti në zë dhe nga zëri në tekst.

Dhe ndërkohë që teknologjia e biosensorëve, ajo e komunikimit jokabllor dhe IA konvergojnë, brezi i ri i këtyre lloj makinerive shumë shpejt mund të jenë në gjendje madje të parashikojë zgjedhjet e qenieve njerëzore dhe madje edhe të monitorojë ndryshimet tanë biologjikë (si përshembull ritmi i rrahjeve të zemrës, presioni i gjakut, e madje edhe modelet e valëve të trurit). Për shembull, në vitin 2000, studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masachusets prodhuan pajisje jokabllore të njohura si “crickets” që mund të përdoren nga atletët, personat me të meta fizike si dhe të moshuarit, që i lidhin ata në mënyrë të padukshme me kompjutera në distancë e që mund të parashikojnë problemet e tyre shëndetësorë përpara se këta të bëhen të dëmshëm. Këto pajisje që mund të mbahen gjatë të gjithë kohës, të padukshme dhe që punojnë me bateri marrin të dhëna analoge apo dixhitale (si përshembull nga sensorë të vendosur në gjoiks) dhe e konvertojnë informacionin në sinjale dixhitalë që më pas transmetohen në një kompjuter dhe analizohen. Me kalimin e kohës, pajisje të tilla ndjesie dhe transmetimi do të zvogëlohen në madhësi dhe do të implantohen apo vendosen në mënyrë të përhershme brenda trupit të njeriut.

Kjo mënyrë e veçantë e përdorimit të teknologjisë rikrijon një formë fuqie psikike, e megjithate e zhvendos atë në botën e kompjuterëve. Me fjalë të tjera, paranjohja po shndërrohet në një realitet për kompjuterët dhe jo mendjen njerëzore. Sigurisht, shumëkush do të thotë se kompjuterët janë thjeshtë zgjatime materiale të mendjeve tona. Por, ky dallim mund të jetë gjithësesi i dyshimtë, pasi një herë që ne do të jemi në gjendje të implantojmë pajisje të tilla në trurin tonë, ne do të mishërojmë gjithashtu aftësitë e tyre.

Kështu që, duket se e ardhmja jonë teknologjike mund të bëhet gradualisht më shumë kibernetike. Por ky realitet nuk mund të arrihet në asnjë mënyrë në një periudhë të shkurtër kohore; kostot janë të larta dhe jo lehtësisht të përballueshme për njerëzit e zakonshëm. Ajo që ka më shumë gjasa të shfaqet është dalja e një grupi të pasur njerëzish që do të përfitonin të parët nga këto lloj tendencash.

Nga ana tjetër, ka nga ata që i shohin këta përparime si shtrimi i rrugës për një epokë të re “makinash spirituale” në të cilën kompjuterat do të bëhen një mënyrë e re përsosmërie fizike/biologjike.

Leave a Reply

Back to top button