Sport

Messi thyen një rekord personal, kurrë më parë nuk kishte arritur…

Thyerja e rekordeve nuk është një risi për Lionel Messin, pasi argjentinasi ka thyer shumë të tillë këtë vit.

Ai e ka thyer rekordin që ishte vendosur nga ai me shënimin e golave në fillimin e kampionatit, kur zhvillohen pesë ndeshje.

Në këtë start të sezonit 2017/18, sulmuesi 30 vjeçar është bindshëm në krye të listës së top shënuesve.

Me nëntë gola në pesë ndeshje, nuk ka asgjë më shumë për tu shtuar dhe për të folur për madhështinë e tij.

Ai e ka thyer rekordin e vendosur nga vet ai në sezonin 2011/12, kur në pesë ndeshje kishte shënuar tetë herë .

Deportivo Alaves, Espanyol dhe Eibar, ishin viktimat e mëdha në këtë fillim sezonin për gjeniun argjentinas.

Por ka lojtarë që kanë shënuan më shumë se Messi në fillim sezonin.

Pruden, Marcelino Campanal dhe Pahino, kanë shënuar nga 10 gola në pesë ndeshjet e para. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button