Analiza

MICHAEL HAYDEN / Intervista, ish Drejtori i NSA-së: Turp të na vijë!

Members of group of Greens/European Free Alliance of European Parliament hold differently coloured portraits of former U.S. spy agency NSA contractor Snowden, during voting session at European Parliament in StrasbourgNë një intervistë për të përjavshmen gjermane, Der Spiegel, Michael Hayden diskuton zbulimet për spiunimin e Gjermanisë nga SHBA, të bërë publikë prej dokumentave që nxorri Eduard Snoudeni, survejimin e udhëheqësve gjermanë dhe tensionet mes Berlinit dhe Uashingtonit. Michael Hayden, 69 vjec, ka qenë Drejtor i National Security Agency (NSA) nga 1999 deri në 2005. Pasi u largua nga NSA< ai ka qenë drejtor i CIA-s nga 2006 deri në 2009.

Gjeneral, të flasim pak për të ardhmen e internetit. A jeni i shqetësuar?

Jam shumë i shqetësuar. Ky mund të jetë efekti më shkatërrimtar në dhjetë muaj, nga ato që ka nxjerrë Snoudeni. Interneti nisi në SHBA dhe ai bazohet në teknologji amerikane, por është veprimtari globale. Ne në SHBA mendojmë që ai pasqyron njerëz të lirë, ide të lira dhe tregti të lirë. Ka vende që nuk e duan internetin sic e kemi ne. Rusia, Kina, Irani, Arabia Saudite. Zbulimet e bërë nga Snoudeni do i lejojë tani të argumentojnë se ne amerikanët duam të mbajmë një internet të vetëm, unitar, sepse na ndihmon të spiunojmë. Kam frikë se zbulimet kanë vënë në lëvizje dicka që do të rrezikojë vërtetë internetin ashtu sic e njohim.

Nuk janë vetëm rusët dhe kinezët që e përdorin këtë argument, por edhe amerikanët si themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg. Kohët e fundit ai e përshkroi qeverinë e SHBA si rrezik ndaj internetit.

Sa më shumë njerëz si ai thonë kësi gjërash, aq më shumë forcohen argumentat e të tjerëve. Rusët dhe kinezët nuk i thonë nga që duan të mbrohen prej spiunazhit të supozuar të amerikanëve. E thonë sepse nuk e duan lirinë e shprehjes që ofron interneti. Qëllimi i tyre është ta ndajnë internetin në territore kombëtarë dhe të krijojnë barriera në hapësirën kibernetike. Besoj se kjo është gjëja e fundit që Zuckerbergu do donte të ndodhte.

Nga njëra anë, SHBA e promovojnë internetin si një mjet të lirisë. Nga ana tjetër, shumë njerëzve u duket një mjet survejimi.

Jam i gatshëm të diskutoj se cfarë ka bërë apo nuk ka bërë vendi im, por duhet të jetë bazuar në fakte. Më lejoni të them që në fillim se NSA nuk monitoron cfarë po bën cdo amerikan në internet. NSA nuk kontrollon se kush shkon në cfarë faqesh interneti. Por këto gjëra shumë njerëz i besojnë tani.

Ka kaluar një vit që kur Snoudeni u largua nga Hauai. Cfarë ka ndryshuar?

Ka tre apo katër efekte. Ne e bëjmë këtë gjë, si vendet e tjerë, për arsye legjitime, dhe tani është më e vështirë ta bësh me ato cfarë janë bërë publike. Eshtë bërë më e vështirë për shërbimet amerikanë që të bashkëpunojnë me shërbime aleatësh që kanë qëllime të përbashkët. Cili shërbim i huaj do të donte të bashkëpunonte me ne, duke parë paaftësinë tonë për të mbajtur ndonjë sekret? Pastaj, ka dëmtuar dhe industrinë amerikane, dhe prandaj Mark Zuckerbergët apo Eric Schmidtët e botës shprehin zemërimin e tyre. Ata nuk po bëjnë asgjë për qeverinë amerikane, që kompanitë e huaja nuk e bëjnë për qeveritë e tyre kur marrin një kërkesë të bazuar në ligj, por këta janë vecuar dhe janë dëmtuar pa të drejtë prej kësaj situate. Dhe në fund, ka dëmtuar marrëdhëniet mes popujve që janë vërtetë miq.

Gjermaninë për shembull.

Gjithë problemi me kancelaren e ka bërë shumë më të vështirë. Ndonëse nuk jam i përgatitur të kërkoj falje për veprimtari spiunazhi ndaj një kombi tjetër, jam i përgatitur për faktin që kam futur në siklet një mik(e) të mirë. Jam i përgatitur të kërkoj falje për faktin që nuk ditëm të mbajmë sekret atë që po bënim apo nuk po bënim dhe vumë një mike të mirë në një pozicion shumë të vështirë. Turp të na vijë. Eshtë faji ynë.

Nuk kemi dëgjuar askënd të kërkojë falje zyrtarisht.

Unë jam i përgatitur të kërkoj falje.

A ka ndonjë arsye të fortë për të kryer veprimtari spiunazhi ndaj celularit të Merkelit?

E kam të vështirë të përgjigjem pasi nuk jam në qeveri. Por qëllimet e lidershipit janë gjithmonë një prioritet i lartë, një objektiv i shërbimit të huaj të zbulimit. Në vitin 1978, Presidenti Carter u tundte gishtin njerëzve të shërbimit të fshehtë gjatë kohës së Marrvëeshjeve të Camp David mes egjiptianëve dhe izraelitëve. Ai u thoshte: “Dua të di cfarë mendojnë Sadati dhe Begini. Dua të di se cfarë mendojnë për mua. Dua të di cfarë mendojnë për njëri-tjetrin. Dua të di se cfarë mendojnë në thellësi të zemrës ë tyre, për marrëveshjen që u kemi vënë mbi tryezë”. E si mund ta bësh këtë? Them se duhet survejim agresiv i komunikimeve të tyre. Eshtë pyetje krejt tjetër nëse kjo rrethanë gjen zbatim edhe për kancelaren, por do të shtoja se paraardhësi i kancelares…

…Gerhard Shrëder…

…bëri një sërë gjërash që ishin jo në përputhje me këndvështrimin amerikan për botën. Ne zhvilluam luftën në Irak me pikëpamje shumë të ndryshme. Qasja e tij ndaj Rusisë ishte shumë ndryshe nga qasja amerikane ndaj Rusisë, dhe në fund, gjithë ajo garancia disa miliardëshe e Gazpromit ngriti shumë pikëpyetje, përgjigjet e të cilave mund të gjenden përmes kësaj lloj veprimtarie.

A do të justifikonte përgjimin e celularit të tij?

Nuk do të arrij në këtë konkluzion. Në vitin 2008, Presidenti Obama kur u zgjodh kishte një BlackBerry. Ne menduam: O Zot, hiqe qafe sam ë shpejt! Ai tha: Jo, dua ta mbaj. Kështu që ne i bëmë ca gjëra për ta bërë më të sigurtë. Pra, po i thoshim njeriut që shumë shpejt do të bëhej më i pushtetshmi mbi tokë që, në kryeqytetin e vendit të tij nëse përdor atë BlackBerry, një numër i madh shërbimesh të huaj do të përgjonin telefonin e tij dhe lexonin emailet. Kështu janë gjërat.

Kush e merr vendimin për përgjimin e celularit të Merkelit apo Shrëderit? A dinte gjë Shtëpia e Bardhë?

Qeveria jonë e ka bërë të qartë që Presidenti nuk dinte gjë dhe unë thjesht do të them që, nëse presidenti tha që nuk dinte gjë, atëherë kështu është. Por nuk është e besueshme të thuash që Shtëpia e Bardhë nuk dinte gjë. Nuk është e besueshme të thuash që Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk dinte gjë. Por ky nuk ka qenë një vendim personal nga ana e presidentit.

Si mund të rregullohet marrëdhënia e dëmtuar transatlantike?

Mendoj që drejtoroi i shërbimit kombëtar të sigurisë, drejtori i CIA-s dhe ai i NSA duhet të vendosin Gjermaninë në planet e afërm të udhëtimeve dhe të takohen me shërbimin gjerman. Fushat e bashkëpunimit mes nesh janë kaq të gjera dhe ka shumë punë për të bërë.

A mendoni që Kina është rreziku më i madh në hapësirën kibernetike për agjencitë amerikane të zbulimit?

Në lidhje me kinezët, dy apo tre gjëra janë shqetësuese. Ata e shfrytëzojnë spiunazhin për avantazh industrial me efekt të drejtpërdrejtë. Së dyti, ndonëse mendoj që amerikanët dhe disa të tjerë janë më të sofistikuar, asnjëri nuk po e bën në atë shkallë si kinezët. Unë jam një profesionist i shërbimit të fshehtë, dhe sërisih shoh i shastisur, thellësinë dhe gjerësinë dhe këmbënguljen e spiunazhit kinez kundë Perëndimit dhe SHBA. Kështu që përgjigja ime është po.

Eduard Snoudeni zbuloi se NSA po kryen operacione të ngjashëm ndaj Kinës. Monitorojnë kreun e shtetit në Kinë. Kanë monitoruar disa universitete. NSA është futur tek disa kompani kineze. A nuk është hipokrite të ankohesh kur vetë bën të njëjtën gjë?

Ka dy dallime mes nesh dhe kinezëve. Ne jemi më të sofistikuar dhe i vëmë limite vetes. Ne nuk bëjmë spiunazh industrial. Nëse do të më duhej të flisja me kinezët për këtë gjë, do të shkoja në Pekin, do të ulesha në tryezë përballë, gjë që e kam bërë, dhe do e nisja kështu bisedën: “Shiko, ju spiunoni, ne spiunojmë, por ju vidhni gjërat e gabuara”.

Marrë me shkurtime nga Der Spiegel

Leave a Reply

Back to top button