Sport

Milan, Ruud Gullit: “Fuoriklasi ynë ishte Berlusconi. E ardhmja? Të gjithë kanë frikë nga kinezët”

Kampioni holandez flet për të kaluarën e tij të lavdishme si kuqezi, duke i thurur elozhe presidentit. “Vinte çdo të premte me helikopter, fliste me skuadrën, kishte humor. Na ka dhënë gjithçka”. Dhe mendimi i tij për të ardhmen e klubit

Ruud Gullit flet hapur, për Milanin e tij, atë Milan yjor që si trajner kishte të madhin Arrigo Sacchi. “Mentalitetin fitues na e kishte transmetuar Silvio Berlusconi”, kujton ish-kampioni në “The Lords of Football” në Sky Sport. “Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Berluskonin. Jam shumë krenar që kam pasur një president si ai, sepse i dha ekipit një qasje, një mentalitet fitues. Silvio ishte shumë i afërt me ne: vinte çdo të premte me helikopter, fliste me ekipin, kishte humor. Milani nuk është vetëm një lojtar në fushë, është gjithashtu një lojtar jashtë fushe: duhet të sillesh në një mënyrë të caktuar, nuk duhet të bësh polemika, nuk duhet të bredhësh nëpër qytet, pra atëhere Berlusconi për ne ishte shumë i rëndësishëme”.

PAS SILVIOS?

Gullit hamendëson se Milani mund të bëhet, me pronësinë e re kineze: “Një Milan i madh, pas Berlusconit? Futbolli – ka shtuar holandezi – po ndryshon në përgjithësi. Në kohët tona, lojtarët më të mirë në botë kanë qenë në Itali. Tani ka ndryshuar. Shumë janë në Spanjë, në Gjermani, janë në Angli. Tashmë kanë ardhur kinezët dhe të gjithë janë të frikësuar nga kinezët. Fakti që është në duart e kinezëve është gjë e keqe? Nuk e dimë. E vetmja gjë që ne e dimë është se Berlusconi bëri gjithçka për Milanin, ndoshta vjen një kohë kur disa gjëra ndryshojnë, ai e di më mirë se çfarë të bëjë me jetën e tij, dhe ne shpresojmë se Milani do të vazhdojë. Ka njerëz të rinj të cilët mund t’i japin Milanit një shans për të fituar diçka, por sot ne kemi nevojë për para: Pa para, nuk mund të bësh asgjë”.

SHEMBULLI JUVE

Ish ylli kuqezi tregon rrugën: “Kur ti nuk mund të bësh investime të duhur në lojtarë, por mbi të gjitha në stadiume, sepse stadiumet janë të vjetër, janë të viteve ’90, janë bosh. Për mua shembulli është Juve: në Delle Alpi kishte 33 mijë tifozë, tani me këtë stadium të ri dhe këtë strukturë moderne, njerëzit duan të shkojnë në stadium”, përfundon Gullit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button