Horizonti.al

Misteret e matematikës: Njerëzit me super dhunti

Screen Shot 2016-05-10 at 11.21.11

Përveç një sensi të numrit që u lejon njerëzve dhe shumë kafshëve të bëjnë vlerësime në mënyrë të përafërt, duket se për sasi të vogla (deri 3-4 elemente) është vepër e një mekanizmi, ndoshta të bazuar në kujtesën dhe vëmendjen, që na lejon të bëjmë llogari ekzakte. A mund të ekzistojë një mekanizëm i ngjashëm për sasi më të mëdha?

Neurologu dhe shkrimtari Oliver Sacks ka rrëfyer dikur rastin e dy binjakëve autikë që mund të llogarisnin me një vështrim numrin e fijeve të shkrepëses që derdheshin nga një kuti. Dhe këto aftësi të jashtëzakonshme janë vërejtur dhe të tjera herë. Sipas hipotezës së disa autorëve, këta individë nuk do të ishin në gjendje që të numëronin me një vështrim sasi shumë të mëdha, por do të ishin më të aftë të përdorin strategji perceptuese për të bërë një vlerësim të sasive./bota.al

Leave a Reply

Back to top button