Histori

Misteret e Popujve të Deteve: Lidhja me Ilirët

screen-shot-2016-10-02-at-9-55-36-am

Ndërkohë që shumica e Popujve të Deteve vinin nga Egjeu ose më në gjerësi nga Mesdheu, shumë historianë argumentojnë se grupe nga Deti Adriatik iu bashkuan migrimeve. Në mënyrë më specifike, historiani austriak Fritz Schachermeyr shkruante në vitin 1982 se Sherdenët dhe Shekeleshët ishin me origjinë nga Adriatiku dhe ata kishin lidhje me ilirët e lashtë. Ajo që dimë sot për ilirët është se ata ishin një konfederatë fisnore që përmblidhte Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnjen, Serbinë dhe Shqipërinë. Besohet gjithashtu se disa fise ilire u vendosën në Gadishullin Italian dhe u përzienë me fiset vendase italike. Kohët e fundit, dy studiues në Universitetin e Vienës shpërndanë edhe një tjetër ide për Ilirët – që gjuha e tyre influencoi drejtpërdrejtë shqipen e sotme. Ndonëse teoria e Schachermeyrit nuk pranohet nga të gjithë ata që studiojnë Popujt e Deteve, ka nga ata që vazhdojnë të besojnë se një zi buke në Ballkan i detyroi shumë fise, përfshirë Ilirët, që të migrojnë drejt tokave dhe ujërave të tjera./Listverse – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button