Enciklopedike

Misteri i fshatarëve të Kalaçit

Screen Shot 2015-05-06 at 09.09.33

Diçka e çuditshme po u ndodh banorëve të fshatit Kalaçi në Kazakistan. Ata thjesht nuk arrijnë t’i mbajnë dot sytë hapur. Çdo ditë disa fshatarë bien në gjumë në dritën e diellit dhe mbeten në gjumë për të paktën disa orë. Disa prej tyre kanë raportuar se janë zgjuar vetëm pas disa ditëve.

Nuk ka arsye të dukshme për këto “incidente gjumi,” dhe më shumë sesa 100 banorë kanë rënë në gjumë në mënyrë të pashpjegueshme, kur ata nuk ishin të lodhur. Në shtator 2014, disa fëmijë të cilët ishin duke ndjekur shkollën ditën e parë të vitit të ri akademik ranë gjithashtu në gjumë pa ndonjë arsye.

Ekspertë Mjekësorë e kishin të pamundur të dilnin me një shpjegim të verifikuar, aq më pak me një “kurë” ose formë ndalimi. Natyrisht, disa prej atyre të cilët vuajnë nga kjo “gjendje” janë të tmerruar se mund të vdesin në gjumë. Disa nga “gjumashët” kanë raportuar ndjesi të çuditshme për humbjen e kujtesës, marrje mendsh, dhe ndjesi për të vjellë në ekstrem, pasi zgjohen nga gjumi. Simptoma të tjera përfshijnë gjithashtu haluçinacione. Doktorët kanë zbuluar se disa nga njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë vuajtur të tjera probleme me shëndetin, si mosfunksionim të trurit ose atake në zemër.

Fshatarët ‘gjumashë’ nuk janë të  mirë për ekonominë; jo vetëm që janë tre orë pune të humbura, por frika shkakton që shumë njerëz t’i largohen zonës. Nivelet e rrezatimit janë matur në zonë, por asgjë jo normale nuk është gjetur. Hetime në vazhdim kanë akoma për të thënë se pse i ka rënë kjo vuajtje fshatit të vogël. Në 2015-ën, shkencëtarët gjetën përqëndrime të mëdha të monoksidit të karbonit në qytet. Ndërsa gjetjet nuk janë konkluduese, ato mund të sigurojnë një të dhënë më shumë për këtë mister.  /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button