Histori

Misteri i vdekjes së Car Aleksandrit të Rusisë

Screen Shot 2016-05-21 at 5.57.13 PM

Një prej teorive konspirative më jetëgjata që rrethojnë monarkinë e Rusisë është fati përfundimtar i Carit Aleksandri I. A vdiq vërtetë, ashtu si thotë historia, në moshën 47 vjeç nga një i ftohtë i zakonshëm? Për pothuaj dy shekuj, kanë mbijetuar zërat se Aleksandri e sajoi vdekjen e tij, me qëllim që të vazhdonte të jetonte si një qytetar i zakonshëm.

Origjina e paqartësisë së vdekjes së tij shkon që në natën kur vdiq, kur pretendohet se një ushtar i cili po bënte rojë jashtë dhomës ku ndodhej Aleksandri, pa një burrë që për nga pamja ngjante shumë me carin, i cili doli vjedhurazi dhe u largua me nxitim. Arkëmorti i Aleksandrit u mbajt i mbyllur gjatë gjihtë funeralit, gjë që nxiti spekulimet se ai në fakt mund të kish qenë i mbyllur. Pastaj, shumë vite më vonë, një jeremit me emrin Fjodor Kuzmih u pikas në Siberi. Ai ishte një burrë i gjatë, i mirëarsimuar me sy bojëqiell të qartë, i cili kishte shumë njohuri për dritëhijet në jetën e oborrit gjatë mbretërimit të Aleksandrit I. Në fakt, sipas njërit prej rrëfimeve, ai kishte një ngjashmëri kaq mbresëlënëse me perandorin e Rusisë, saqë një ish oborrtari i kish shpëtuar thirrja: “O Zot! Ky është Car Aleksandri ynë!”

E tillë ishte trashëgimia e Car Aleksandrit dhe i tillë ishte miti i tij, saqë Fjodor Kuzmih u arrestua dhe mor në pyetje nga policia siberiane. Pasi nuk kish bërë asnjë krim dhe nuk kishte prova të qarta për të mbështetur teorinë që ai ishte Aleksandri, më pas u lirua pa asnjë akuzë. Në Kuzmihi kish qenë Aleksandri, atëherë ai ia kish dalë të jetonte 40 vitet e fundit të jetës së tij si një njeri i lirë nga përgjegjësia historike që i kishin vënë përsipër që në fëmijëri. A ishte thjeshtë koincidencë? Apo ishte Kuzmih roli që Aleksandri kish dashur të luante gjithë kohën? Ka më shumë gjasë të jetë e para, por kaq e madhe ishte fuqia e aktrimit të Aleksandrit, saqë shumëkush edhe sot është gati të besojë se në një farë mënyre ai ishte arratisur prej sifonit të historisë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button