Psikologji

Mos humb kohë duke u bërë mirë, atyre që nuk e meritojnë

Një dallim i tillë do të na ndihmojë të përdorim kohën tonë të çmuar së bashku me ata që kanë dashuri të vërtetë brenda tyre. Sa më shumë kalon koha, aq më shpejt fluturon ajo. Gjithnjë e më shpesh, kemi ndjenjën se e nesërmja është lëshuar “nga zinxhirët”, është përshpejtuar, pa na dhënë kohë për t’u ndalur në gjithçka. Pikërisht për këtë arsye koha është e çmuar, sidomos ajo periudhë në të cilën ne i kushtojmë vetes kënaqësi, kohën tonë të lirë, frymëmarrjen tonë të qetë. Prandaj nuk është mirë që të humbim kohë me atë që është e keqe, për ata që nuk e meritojnë atë.

Mos e humbni kohën duke u dhënë kënaqësi atyre që vërtetë nuk ju njohin, të cilët vetëm akuzojnë, pa dhënë minimumin, ata që nuk ju pyesin se si ka qenë dita jote. Ka shumë njerëz që ndërhyjnë aty ku nuk kërkohen, shqetësojnë jetën e të gjithëve, thjesht për të bërë keq.

Ata që kritikojnë dhe imponojnë vetëm pikëpamjen e tyre, në mënyrë egoiste dhe të njëanshme, nuk janë të denjë për respektin tonë.

Mjaft u përpoqët për të ndihmuar dikë që e ka bërë të qartë se  nuk e dëshiron atë. Natyrisht, duhet ta vendosim veten në vendin e tjetrit dhe të përpiqemi ta largojmë nga situatat që e pengojnë atë që të jetë i lumtur. Megjithatë, disa njerëz nuk do të jenë të gatshëm të lënë zonën e tyre të rehatisë, sepse u dhemb shumë, sepse kjo kërkon që të përballen me veten e tyre, nga errësira e tyre. Pak janë të gatshëm për të luftuar, duke preferuar të mashtrojnë veten dhe të zhyten në komoditetin e pakëndshëm të paralizës emocionale.

Pas përpjekjeve të kota nga ana jonë, duhe të largohemi.

Nuk do humbasim kurrë nëse veprojmë vetëm me qëllime të mira. Megjithatë, jo të gjithë do jenë në gjendje të dëgjojnë dhe vlerësojnë. Jo të gjithë dinë të jenë të dashuruar, të falur, të ndihmuar. Ky dallim do të na ndihmojë shumë që të përdorim kohën tonë të çmuar, me ata që kanë vërtetë dashuri brenda tyre.

Në fund të fundit nuk meritojmë asgjë më pak se sa të jemi në mesin e njerëzve të tillë.

MeB

Leave a Reply

Back to top button