Enciklopedike

“Mos, lashë nam!”. Jo, ka edhe anë pozitive kur bën figurë të keqe

Screen Shot 2015-05-24 at 20.41.47

Sidomos nëse shfaq që je futur në siklet, figurat e këqia të bëjnë të dukesh më simpatik e i besueshëm: në fakt, turpërimi, apo sikleti, nxjerrin në pah anën tonë më të brishtë dhe “njerëzore”, për këtë arsye shkakton mirëkuptim dhe simpati. Po kështu, është një sinjal sikleti i cili është i barazvlefshëm me një kërkesë falje: zbulon vetëdijen se ke bërë një gabim dhe qëllimin që ta ndreqësh, por edhe ndjeshmëri kundrejt të tjerëve.

Po kështu, për të rifituar terren, pasi ke bërë figurë të keqe, bëhesh më i disponueshëm dhe altruist: është ky rezultati i një studimi të Boston University, në të cilin 108 studentë kanë zhvilluar detyra sikletosëse (si për shembull të kërcejnë, apo të bëjnë sikur janë fëmijë 5 vjec kapriciozë), ndërkohë që vëzhgoheshin përmes një pasqyre. Në viijm, eksperimentuesi u kërkoi një ndihmë për gjysmë ore në ditë, për të kryer pyetësorë: ata që kishin ndiher më shumë siklet ishin më të disponueshëm, për një numër më të madh ditësh. Sikur të ndiheshin të detyruar të ndreqnin figurën e keqe që kishin bërë. /Bota.al

FOTOGRAFITE: Shikoni sa figura te keqia kane bere keta njerez te famshem

Leave a Reply

Back to top button