Thenie

“Mos u tako asnjëherë me një mashkull që nuk mundet ta përballojë kapacitetin tënd”

Në këtë material do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta të shkëputura nga seriali i njohur “Anatomia e Greit”.

“Vjen një moment kur gjithçka të duket e madhe për t’u kaluar. Kur ndihemi shumë të lodhur të luftojmë për t’ia dalë mbanë. Pikërisht në atë moment nis edhe puna e vërtetë. Të gjesh shpresë edhe atje ku gjithçka duket e pashpresë”. – Cristina Yang

“Nëse e do dikë, duhet t’ia thuash. Edhe nëse ndjen frikë se nuk është gjëja e duhur. Edhe nëse ndjen frikë se kjo gjë do të shkaktojë probleme. Edhe nëse mendon se do të dëmtohet jeta jote. Thuaje dhe thuaje me zë të lartë çfarë ndjen”.  – Mark Sloan

“Mendoj se është e rëndësishme të gjesh kohë për t’u thënë njerëzve që do, se sa shumë i do ata”. – Meredith Grey

“Është gjë e mirë të ndiesh frikë, pasi kjo gjë tregon se ke akoma diçka për të humbur”. – Richard Webber

“Nuk ia vlen të shkosh pas dikujt, nëse nuk ke ndërmend ta kapësh e ta mbash fort pas vetes”. – Callie Torres

“Kishte një arsye se pse unë thoja se më pëlqente të isha vetëm. Nuk ishte se realisht mendoja se ishte gjë e mirë të ishe vetëm. Ndodhi sepse mendoja se po ta doja dikë dhe ai person do më zhgënjente, mund të mos ia dilja mbanë. Të humbasësh dashurinë është si të të dëmtohet një organ. Është si të vdesësh. E vetmja diferencë është se vdekja i jep fund gjithçkaje. Kurse dhimbja e humbjes së dashurisë mund të vazhdojë përjetësisht”. – Meredith Grey

“Ndryshimet: Nuk i pëlqejmë, u trembemi, por nuk mund t’i ndalim dot. Ose do përshtatemi, ose do të mbetemi pas. Të dhemb të rritesh, çdokush që të thotë të kundërtën, është duke të gënjyer. E vërteta është se ndryshimi ndonjëherë është gjë e mirë”. – Meredith Grey

“Çfarë është thyer, mund të ndreqet. Çfarë është lënduar, mund të shërohet. Sado të errëta të duken gjërat, dielli do të shndrijë sërish”. – Meredith Grey

“Mos u tako asnjëherë me një mashkull që nuk mundet ta përballojë kapacitetin tënd”. – Meredith Grey

“Koha fluturon. Koha nuk pret për asnjë person. Koha shëron çdo plagë. Çdokush nga ne ka nevojë për më shumë kohë. Kohë për të qëndruar. Kohë për t’u rritur. Kohë për të lënë pas gjërat që s’ia vlejnë. Kohë për gjithçka”. – Meredith Grey

Back to top button