Shkence

NASA, me një fushë gjigande magnetike, dëshiron ta bëjë Marsin të banueshëm

Shkencëtarët e NASA-s kanë propozuar një plan të guximshëm që mund t’i rikthejë Marsit atmosferën e tij dhe ta bëjë Planetin e Kuq të banueshëm për brezat e ardhshëm të njerëzve.

Duke lëshuar një mburojë gjigande magnetike në hapësirë për të mbrojtur Marsin nga erërat Diellore, agjencia hapësinore thotë se mund t’i rikthejë Planetit të Kuq atmosferën e tij, dhe të bëjë që uji i lëngshëm të rrjedhë sërish në sipërfaqen e planetit.

Marsi mund të duket si një djerrinë e thatë dhe e ftohtë këto ditë, por Planeti i Kuq mendohet të ketë patur dikur një atmosferë të trashë, e cila mund të ketë ruajtur oqeanet e thella të mbushura me ujë të lëngshëm dhe një klimë të ngrohtë, potencialisht të banueshme.

Shkencëtarët mendojnë se Marsi i ka humburgjithë këto, kur fusha e tij mbrojtëse magnetike u zhduk miliarda vjet më parë, dhe erërat diellore – grimca me energji të lartë të projektuara nga Dielli – e zhveshën Planetin e Kuq nga atmosfera.

Tani, simulimet e reja nga NASA sugjerojnë se mund të ketë një mënyrë të natyrshme për t’i rikthyer Marsit atmosferën e tij dhe kjo nuk kërkon bombardimin me bomba bërthamore të Planetit të Kuq, si kapropozuar një herë Elon Musk.

Në vend të kësaj, agjencia hapësinore mendon se, një mburojë e fuqishme, tejet magnetike e nisur në hapësirë mund të shërbejë si një zëvendësuese për magnetosferën e humbur të vetë Marsit, duke i dhënë një shans planetit që të rikthejë natyrshëm atmosferën e vet./bota.al

Leave a Reply

Back to top button