Bota

NASA njofton zbulimin e madh: 7 planetë…

NASA ka bërë të ditur se janë zbuluar 7 planetë të ngjashëm me Tokën (pothuaj binjakë) që vërtiten të gjithë përreth të njëjtit yll. Zbulimi është shumë i rëndësishëm sepse dreton kërkimin për ujë dhe jetë drejt xhuxhëve të kuq, yje të vegjël relativisht të ftohtë dhe shumë të përhapur në univers

Pas ditësh të tëra pritje, spekulime për “konferencën e jashtëzakonshme për shtyp” të lajmëruar nga NASA, më në fund zbulimi është dhënë: në orbitën e Trappist-1, një xhuxh i kuq shumë i ftohtë në një distancë prej 40 vitesh dritë nga ne, janë zbuluar në total 7 planetë të vegjël shkëmborë, pra me karakteristika të ngjashme me ato të Tokës. Me fjalë të tjera: astronomët e NASA-s dhe jo vetëm ata, kanë gjetur shtatë planetë pothuaj binjakë me Tokën, jo vetëm 1.

Vëzhgimet, që kanë nisur në shtator 2015, janë kryer duke përdorur një tërësi instrumentash: teleskopin TRAPPIST-South, Very Large Telescope, teleskopin hapësinor Spitzer dhe të tjerë teleskopë përreth botës.

Për koordinatorin e kërkimit, Michael Gillon, “është një sistem i jashtëzakonshëm planetar, jo vetëm për shkak të planeteve të tij që janë aq të shumta, por për shkak se ata të gjithë çuditërisht janë të ngjashëm në madhësi me Tokën”. Duke përdorur teleskopin Trappist, të instaluar në Kili në Observatorin Jugor Evropian (ESO), studiuesit gjetën se tre nga shtatë planetet janë në zonën e banueshme, përkatësisht në distancë optimale nga ylli, që të kenë ujë të lëngshëm. Për këtë arsye mund ketë oqeanet dhe, potencialisht, jetë. Gjashtë planetet më të afërta me yllin janë të krahasueshëm në madhësi dhe temperatura me Tokën dhe ndoshta kanë një përbërje shkëmbore. Për planetin e shtatë, të jashtëm, ka më pak informacion. “Dielli” i këtij sistemi planetar është një njohje e vjetër: ai ishte zbuluar në maj të vitit 2016 së bashku me tre planete që janë në zonën e banueshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button