Analiza

NATO: Rusia mund të jetë gati duke pushtuar Ukrainën

russia jetRusia ka grumbulluar afro 20 mijë trupa të gatshme për luftim në kufirin lindor të Ukrainës dhe mund të përdorë pretekstin e një misioni paqeruajtës humanitar për ta pushtuar, bëri të ditur NATO dje. Duke deklaruar se konflikti në Ukrainë nxitet prej Rusisë, NATO bëri të ditur nënjë deklaratë se grumbullimi i trupave ka “përkeqësuar edhe më tej një situatë të rrezikshme”. “Ne nuk do të hamendësojmë se cfarë ka Rusia në mendje, por ne mund të shohim cfarë po bën Rusia në terren – dhe kjo na shqetëson shumë. Rusia ka grumbulluar afro 20 mijë trupa të gatshëm për luftim në kufirin lindor të Ukrainës”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në një deklaratë të shpërndarë me email.
NATO shprehu shqetësim se Moska mund të përdorë “pretekstin e një misioni paqeruajtës humanitar si një justifikim për të dërguar trupa në Ukrainën Lindore”, tha ajo.
Moska i mohon akuzat e perëndimorëve se ka armatosur dhe mbështetur rebelët që po luftojnë kundër forcave ukrainase në Ukrainën lindore. Moska shpalli se gjatë gjithë kësaj jave do të zhvilloje stërvitje ushtarake, përfshirë edhe bombardues si dhe avionë gjuajtës, në një përpjekje për të treguar forcën pranë kufirit me Ukrainën.
Kryeministri polak, Donald Tusk tha të mërkurën se rreziku i një përfshirje direkte të Rusisë në Ukrainë është rritur në ditët e fundit. NATO tha më herët këtë vit se Rusia ka grumbulluar afro 40 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën. Deri në qershor, numri kishte rënë në më pak se 1000, por më pas Rusia nisi të shtojë sërish forcat.
Një oficer i NATO-s, duke folur në kushtet e anonimatit, tha në fillim të këtij muaji se Rusia e ka rritur dukshëm numrin e trupave pranë kufirit Rusi-Ukrainë.
Në 20 mijë trupat e pranishme përfshihen tanke, artileri, sisteme të mbrojtjes kundërajrore, si dhe trupa të logjistikës, forca speciale dhe lloje të ndryshëm avionësh, tha oficeri.
Më herët, Rusia i kishte përdorur stërvitjet ushtarake si mbulesë për ndërhyrjen, thonë analistët ushtarakë.
Javën që kaloi, BE dhe SHBA miratuan sanksione më të fortë ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, duke shënuar një fazë të re në konfrontimin më të madh mes Moskës dhe Perëndimit, që nga Lufta e Ftohtë.
Konflikti u përkeqësua dramatikisht pas rrëzimit të avionit MH17 mbi territorin e mbajtur nga rebelët në 17 korrik, prej asaj që shërbimet perëndimorë thanë se ishte një raketë e furnizuar prej rusëve. /AP/
Përshtati: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button