Psikologji

Ndiqni këto 12 hapa të kujdesit për veten, dhe keni për të qenë më të

  1. Nëse diçka të duket e gabuar, mos e bëj. Nuk duhet të ndihesh asnjëherë i/e detyruar të bësh diçka që nuk të duket e drejtë, pasi kështu pendimi do të të rëndojë akoma më tepër në ndërgjegje.
  2. Thuaje atë që mendon. Nëse ka diçka që mungon në mënyrë të shprehur në shoqërinë tonë, ajo është mungesa e sinqeritetit, ndaj sille ti këtë ndryshim duke u treguar vetë i/e sinqertë në fillim.
  3. Mos u mundo t’i kënaqësh të tjerët. Askush nuk ka më tepër rëndësi se sa vetja jote, ndaj mos e lër veten tënde mënjanë për t’u bërë qejfin të tjerëve.
  4. Besojini instinkteve tuaja. Ndonjëherë mund t’ju duket e pabazë të besoni në instinktet tuaja, pasi mendoni se po ndërmerrni vendime të nxituara, por shpesh ato ju çojnë në rrugën e drejtë.
  5. Mos fol asnjëherë keq për veten tënde. Ajo që do të ndodhë, është se të tjerët do të mendojnë se çfarë keni thënë ju për veten dhe me kalimin e kohës mund të binden se ajo që keni thënë, është plotësisht e vërtetë dhe kjo gjë nuk është diçka e mirë.
  6. Mos hiq dorë nga ëndrrat e tua. Secili duhet të arrijë legjendën e tij vetjake në jetë dhe për ta arritur atë, duhet të ndjekë ëndrrat që ka dhe të lërë gjurmë të qëndrueshme në këtë tokë.
  7. Mos u ndje në siklet të thuash: “Jo”. Ka plot gjëra që nuk do të të pëlqejnë në situata të ndryshme, ndaj mësohu të thuash: “Jo” dhe t’i shmangësh gjithë situatat që nuk të ndihmojnë të vetëpërmirësohesh.
  8. Mos u ndje në siklet edhe të thuash: “Po”. Nëse diçka të pëlqen, por mund të ketë diçka tjetër madhore që të të shtyjë të mos pranosh, atëherë thuaje : “Po” dhe mos nguro.
  9. Ji i sjellshëm me veten. Vetëm vetja ka për të të qëndruar pranë përgjatë gjithë jetës tënde, ndaj nis dhe tregohu i sjellshëm dhe përkujdesës me veten tënde.
  10. Lërini situatat të rrjedhin siç janë shkruar. Nëse diçka nuk e kontrollon dot, absolutisht mos u shmang nga ajo gjë. Ndoshta do të të pëlqejë me kalimin e kohës.
  11. Qëndroji larg ambienteve me stres dhe negativitet. E dimë tashmë se stresi dhe negativiteti nuk na sjellin asnjë përfitim në organizëm. Bëhet mirë të mbahen sa më larg, duke shmangur kontaktin edhe në klasë.
  12. Dashuro. Dashuria është ndjenja universale që na mban të gjithëve, por që shumica prej nesh nuk e shprehin atë hapur për të afërmit, apo familjarët tanë. Atëherë bindeni vetes se vetëm një buzëqeshje, ndihmon në përmirësimin e ditës së dikujt tjetri në rrugë, apo kudo. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button