Letersi

“Ndje më shumë, mendo më pak”, poezia fantastike nga Charles Bukowski që duhet lexuar nga të gjithë

“Ndje më shumë, mendo më pak” është një ndër poezitë më të bukura të Charles Bukowskit. Autori trajton tematikën e të papriturës, e asaj që nuk e presim të na ndodhë. Gjërat mund të na shkojnë shumë mirë, por nuk përjashtohet mundësia të na ndodhë diçka jashtë planit e të përmbysë gjithçka. Mirëpo në kushtet kur e vrasim mendjen për çfarë mund të na ndodhë, autori ka vetëm një mesazh për të na dhënë, të mendojmë më pak e të ndiejmë më shumë.

“Ndje më shumë, mendo më pak”
Ndonjëherë s’ke kohë as ta vësh re.
Në pak sekonda ndodh gjithçka.
Gjërat ndryshojnë.
Mbetesh gjallë. Vdes.
Bota vazhdon, ecën.
Të brishtë jemi, si një copë letër.
Jetojmë në zgrip të përqindjeve,
me kohë të kufizuar.
Dhe kjo është e mira dhe e keqja e kësaj,
i thonë “faktori kohë”.
Dhe nuk ke ç’bën.
Mund të shkosh e të rrish në majë të malit,
të rrish atje duke përsiatur dhjetëra vjet
dhe të mos ndryshosh gjë.
Mund të ndryshosh vetveten në njëfarë mënyre,
por dhe kjo mund të të dalë për keq.
Ndoshta shumë e vrasim mendjen.
Ndje më shumë,
Mendo më pak.

Back to top button