Analiza

Në Bashkimin Evropian, çdo udhëheqës bëhet monark

“The Economist”

Gjatë historisë evropiane, kurorëzimet kanë pasur shumë forma. Mbretërit spanjollë konsumonin në fund një mollë të artë. Mbretërit francezë lyheshin me vajra të shenjtë nëKatedralen e Shenjtë në Reims. Napoleoni u lye me vaj, dhe më pas shkoi të kurorëzohej perandor në Paris në praninë e një pape.

Ndërkohë, kurorëzimi i një lloji tjetër ndodh sa herë që mblidhen udhëheqësit e 27 vendeve tëBE-së për samitin e Këshillit Evropian, institucioni më i lartë i klubit, që zhvilloi një samit 2-ditor më 21 tetor.

Godinës qendrore të selisë se BE – një kub qelqi që mbështjell një ovale fluoreshente të mbiquajtur veza hapësinore – mund ti mungojë madhështia e katedrales së Reimsit. Por sapo presidentët ose kryeministrat hyjnë në atë ambient, ata shndërrohen në fakt në monarkë të zgjedhur.

Gjatë orëve të ardhshme, çdo udhëheqës i përmbahet një besimi mbretëror:L’é tat, cest moi(Shteti jam unë), me 27 qeveri kombëtare që reduktohen në 27 individë. I shpikur në vitin 1974 si një klub joformal për zotërinj (atëherë ishin të gjithë zotërinj), Këshilli Evropian ishte një vend ku liderët diskutonin privatisht çështjet kontinentale.

Ai qëndronte jashtë traktateve të BE-së. Valéry Giscard d’Estaing, presidenti francez që e krijoi këtë forum, e pagëzoi atë me një moto mbretërore:Le Sommet est mort. Vive le Conseil Européen!” (Ka vdekur Samiti, rroftë Këshilli Evropian!).

Edhe pas 5 dekadash, ai mbetet institucioni më i fuqishëm i Bashkimit Evropian, që zgjidh çdo çështje madhore, qoftë kjo kushtetuese apo thjesht kontroverse. Për pasojë, Këshilli Evropian u jep kompetenca të mëdha udhëheqësve individualë që janë pjesë e tij.

Për disa vende kjo nuk është ndonjë gjë e madhe. Në Francë, Emmanuel Macron qëndron në krye të një sistemi, i cili i jep presidentit kompetenca të mëdha në krahasim me liderët e tjerë. Për vendet me drejtues më të dobët, kjo gjë është e vështirë. Italia ka një karusel të ndryshimit të liderëve, me disa që ecin falë talentit dhe të tjerë falë fatit. Ky vend ka pasur plot 8 kryeministra gjatë 16 viteve të Angela Merkel si kancelar e Gjermanisë.

Në një mjedis intim siç është Këshilli Evropian, ku personaliteti përplaset me pushtetin, kjo është një dobësi. E pse duhet arritur një marrëveshje me dikë, nëse ai apo ajo do të zëvendësohet pas disa muajsh me dikë tjetër?

Ndryshe nga një mbret aktual, udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet që të shqetësohen për votuesit dhe parlamentet e tyre kombëtare. Ndonjëherë kjo është një taktikë e mirë. Nxitja e debateve mes deputetëve, është një mënyrë e mirë për të fituar lëshime nga kolegët.

Disa parlamente, veçanërisht ato skandinave, i mbajnë liderët e tyre nën një zinxhir të shkurtër” – një taktikë që do të bënin mirë ta ndiqnin edhe ligjvënësit në vende të tjera. Të gjithë liderët janë të vetëdijshëm për kufizimet e brendshme të njëri-tjetrit.

Por Këshilli Evropian ekziston për të arritur kompromise. Dhe mënyra për ta arritur atë varet nga individët që janë ulur në tryezë. Pasi merret një vendim nga udhëheqësit individualë, është e vështirë që veprohet ndryshe. Nëse 27 liderët kanë rënë dakord ta bëjnë atë, atëherë po ata duhet të bien dakord që ta zhbëjnë atë.

Inercia është një forcë e fuqishme në politikën e BE-së. Kur klubi të niset në një drejtim të caktuar, është e vështirë të ndalet në mes të rrugës. Për këtë arsye, Këshilli Evropian supozohet të jetë largpamës, tamam si bordi drejtues i një kompanie.

Ndërsa menaxhimi i Bashkimit Evropian ndodh çdo ditë, krerët e qeverive duhet të takohen disa herë në vit për të vendosur mbi kursin e përgjithshëm që duhet ndjekur. Zakonisht për propozimet më madhështore, mjaftojnë disa fjali.

Propozime të mëdha, si për shembull bashkimi monetar, e fillojnë jetën e tyre si disa rreshta në një komunikatë të Këshillit Evropian. Sipas traktateve të BE-së, ky i fundit nuk është njëorgan ligjvënës. Megjithatë, ai po e gjen gjithnjë e më shumë veten duke prodhuar ligje.

Kompromiset rresht pas rreshti, që dikur rezervoheshin për nisma të mëdha kushtetuese, siç ishte ndryshimi i traktateve, tanimë janë të zakonshme kur hartohen politika specifike.

korrikun e vitit 2020, udhëheqësit e vendet të BE-së, kaluan 5 ditë duke debatuar mbi 1.8 trilionë euro shpenzime, përfshirë një paketë prej 750 miliardë eurosh të borxhit të ritë garantuar bashkërisht nga të gjithë vendet anëtare.

Fraksionet e vendeve me përqindjendryshme të të ardhurave kombëtare bruto, u përballën midis tyre deri në orët e para të mëngjesit. Meqë konkluzionet e Këshillit Evropian konsiderohen si një shpallje mbretërore, kjo u jep pak liri ligjvënësve aktualë të BE që tëmerret sërish me te, sidomos nëse udhëzimet janë shumë specifike.

Për mbrojtësit e tij, Këshilli Evropian është institucioni më demokratik i unionit. Udhëheqësit janë emra familjarë. Por Bashkimi Evropian vuan nga një deficit vëmendjeje, dhe jo nga një deficit demokratik. Në letër, Bashkimi Evropian është një sistem parlamentar.

Qeveria i takon një dhome të zgjedhur drejtpërdrejt, ndërsa qeveritë kombëtare veprojnë kolektivisht si bashkë-legjislatorë. Samitet janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen, dhe bashkë me të edhe legjitimitetin nga pjesa tjetër e sistemit, ku eurodeputetët dhe ministrat e përplasen mbi ligjet e BE-së.

Udhëheqësit preferojnë ta bëjnë më shumë vetë, sesa të delegojnë. Përfundimi? Më shumë takime. Në vitet 1990, udhëheqësit mblidheshin 3 ose 4 herë në vit. Gjatë viteve 2010, ata takoheshin dy herë më shpesh. Nëse tani mund të mblidhemi edhe online, tundimi është të mblidhemi akoma shpesh.

Por edhe formati i samiteve ka të metat e tij. Këshilli Evropian është një organ i shkathët, por me një përfaqësim të ngushtë. Shtetet më të mëdha reduktohen në tufën e vogël të këshilltarëve që kryejnë udhëtimin. Vendimet merren në rrethana qëllimisht stresuese.

Samitet fillojnë vonë dhe përfundojnë vonë, pasi lodhja fizike përzihet me presionin social për të arritur marrëveshje në minutën e fundit. Kjo përfshin idenë mashtruese se përparimi në BE është i mundur vetëm në kohëra krize, edhe nëse këto të fundit krijohen artificialisht.

Një mjet që funksionon mirë në raste urgjente, përdoret edhe në të përditshmen, tamam si përdorimi i një fikëses së zjarrit për të mbushur një kazan. Meqenëse individët kanë kaq shumë fuqi, personaliteti ka shumë peshë oborrin e mbretërve.

Franca nën François Hollande ishte shumë e butë. Sot Emmanuel Macron, është shumë i lumtur duke performuar në një arenë kontinentale, pasi ka mundësi të promovojë në një fushë shumë më të gjerë idetë franceze. Forca e qartë e karakterit të tij, mund t’i garantojë edhe pushtetin më të vogël.

Në një forum të tillë, një ndryshim i personelit, mund të çojë në një ndryshim të politikave.

Largimi i zonjës Merkel, që javën e kaluar mori pjesë në takimin e saj të fundit të këtij formati, do të ndryshojë me siguri edhe dinamikën në tryezën më të lartë vendimmarrëse tëunionit. Një tjetër monark, do të ngjitet së shpejti në krye. Mbretëresha ka vdekur. Rroftë mbreti tjetër!.

Back to top button