Analiza

Në internet dhe në televizion, lufta e “broçkullave”

nw internet dhe ne televizionInterneti ka lindur si “projekt special i CIA-s”, dhe në trajtimin e fenomeneve të rrjetit “kjo gjë duhet mbajtur paraysh, sepse ky është realiteti, dhe kështu e kanë ndërtuar SHBA”. Fjalë të një njeriu që nga “projektet specialë” merr vesh shumë. Vladimir Putin e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë për mediat në Moskë. Një pohim që ka argëtuar dhe shqetësuar blogger-ët rusë, të cilët që tani shohin një të ardhme me kufizime. Por edhe më shumë ka shqetësuar ata pak analistë të pavarur që kanë mbetur, ata që tashmë në vend të studiojnë politikën, janë duke studiuar të vetmin protagonist të saj, vetë Putinin. Një mendje e mprehtë, me një kujtesë të jashtëzakonshme që i lejon të mbajë katër orë direkt në televizion, duke iu përgjigjur pyetjeve nga më të shumëllojshmet. Putini mund të jetë agresiv në komente, por nuk ka gabuar asnjëherë për faktet, vec rasteve kur dëshiron t’i shtrembërojë qëllimisht, si për shembull kur mohonte praninë e “njerëzve të gjelbër” në Krime.

Nuk është një gafaxhi si Boris Jelsini. Dhe nuk është e mundur që ish drejtori i shërbimeve të fshehtë rusë, që prej 15 vitesh qeveris Rusinë nuk e di që interneti ka lindur nga një projekt i Darpa-s, agjencia e Pentagonit. Ngatërrimi i dy enteve shumë të ndryshëm mund të jetë shkarje e një propagandisti cfarëdo, e një deputeti të Rusisë së Bashkuar, nga ata që denoncojnë ekuivalentët lokalë të “spiunëve kimikë”. Por nuk është gabim që e bën Putini, i cili tek gabon na zbulon një vizion për botën jo pak shqetësues, ku gjithcka “është e ndërtuar nga amerikanët”, në mos nga CIA dhe Pentagoni, dhe ku prapa cdo ngjarjeje ka një komplot.

Një vizion që e gjen reflektimin e vet tek diplomacia. Dhe ndërkohë që në terren, pavarësisht tensionit, nuk ka patur një përplasje të vërtetë, në propagandë duket sikur kemi hyrë tashmë në “luftën e tretë botërore”, profetizuar nga kryeministri ukrainas, Yatseniuk. Mediat filoruse flasin për avionë pa pilot në Transnistri, shenjë e një “pushtimi” të afërt dhe për kampe shfarosjeje me shumë krematoriume, të ndërtuar në Ukrainë nga BE-ja. Në Kiev vazhdon gjuetia për të infiltruarin rus, por pavarësisht dhjetëra arrestimeve, askush nuk ka ofruar një provë përfundimtare të pranisë së “njerëzve të gjelbër” në Slaviansk. Dhe duke menduar që lufta mbetet virtuale, mund edhe të marrësh frymë i cliruar, duke shpresuar gjithmonë që Kremlini nuk do të përfundokë duke i besuar propagandës së tij.

Leave a Reply

Back to top button