Your Life

Në jetë siç ka fitore, ka edhe humbje…

Të kujtohet kur ishe fëmijë? Luaje, humbje, të kapte inati dhe e përsërisje lojën vazhdimisht derisa tëfitoje. Kur rritesh, kupton se jeta nuk funksionon kështu. Shumë prej aspekteve në jetën e një të rrituri nuk funksionojnë si në një lojë. Nëse dështon diku, ndonjëherë nuk ke më mundësi të provosh sërish.

Më kujtohet një mik i imi që dikur më ka thënë: “Do doja t’jua tregoja më shpesh dashurinë prindërve tëmi dhe jam penduar që nuk e kam bërë, ama tani nuk ka më kthim pas”. Prindërit e tij ndërruan jetë nëaksident, krejt papritur dhe ai ndihej i penduar. A mund të bënte diçka për ta kthyer kohën pas dhe t’u shfaqte më shumë dashuri? Fatkeqësisht jo.

Si ky rast ka dhe plot të tjerë, madje mendoj se të gjithë kemi provuar humbje dhe dështime në jetë, nga ato që na kanë demoralizuar aq shumë, saqë na është dukur e pakuptimtë jeta jonë. Është e vërtetë qëngjarje të tilla na forcojnë, ama kur ndodhemi në vetminë tonë dhe i rikujtojmë, e ndiejmë se kanë lënëbrenda nesh plagë mjaft të mëdha.

Jeta në fund të fundit vazhdon dhe na mbetet vetëm të ecim përpara. Ajo që unë doja t’ju sillja parasysh me këtë shkrim, është se nuk është e vështirë të përballesh me fitoret në jetë. E vështirë është të përballesh me humbjet, disfatat dhe ta ndjesh se fajin e kishe ti; se mund të kishe bërë më tepër dhe brenga të mos ishte kaq e madhe.

Ngjarjet e rënda na bëjnë të kuptojmë se sa gabojmë që u japim rëndësi çështjeve të pavlera në jetë. Ne mërzitemi se humbëm një vend punë, kur mund të fillojmë në një vend të ri pune. Mërzitemi për arritjet akademike, kur do të kemi edhe mundësi përmirësimi. Mërzitemi se dikush që duam nuk na do mjaftueshëm, kur mund të gjejmë dikë që mund të na dojë më shumë nga sa duam veten.

Fillo dhe falu dashuri atyre që vërtet kanë vlerë dhe rëndësi në jetën tënde. Bëj gjithçka që duhet të bësh në mënyrën më të mirë të mundshme. Largoji nga vetja njerëzit toksikë. Në rast dështimesh, gjej përherëmundësi të tjera për të shkëlqyer sërish. Ti mund t’ia dalësh!

Back to top button