Bota

Në Mesdhe nuk ndalen valët e refugjatëve. 3400 të shpëtuar vetëm dje

Screen Shot 2015-05-03 at 18.39.49

Roja Bregdetare italiane ka bërë të ditur se vetëm ditën e shtunë, mbi 3400 emigrantë janë shpëtuar ndërsa përpiqeshin të kalonin detin Mesdhe për të mbërritur në brigjet e Italisë nga Afrika e Veriut, duke shmangur kështu një tjetër katastrofë si ajo e dy javëve më parë, ku mbi 800 vetë humbën jetën.

Përmirësimi i kushteve të motit, siç edhe ishte parashikuar nga drejtuesit e Bashkimit Europian, ka bërë që numri i anijeve, varkave dhe gomoneve që nisen nga brigjet afrikane dhe kalojnë përmes kanalit të Siçilisë të shtohet ndjeshëm, të tejmbushura me njerëz të dëshpëruar që duan të mbarrijnë në Europë.

Sipas autoriteteve italiane, një pjesë e mirë e tyre janë dërguar në ishullin e Lampeduzës, ku është edhe pika e parë kufitare e Bashkimit Europian. Liderët e unionit ranë dakord që të trefishojnë fondet e operacioneve të shpëtimit, por deri tani, gjithçka vazhdon të kryhet nga autoritetet italiane, të cilat shpesh janë ankuar për mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore për të përballuar gjendjen dhe shmangien e katastrofave.

Leave a Reply

Back to top button