Psikologji

Nëse ndihesh i/e humbur, bën mirë ta lexosh këtë shkrim motivues. Ia vlen!

“Unë kam pasur përherë shokë më të mëdhenj se vetja dhe tani i shoh ata të kenë ndërtuar karriera të suksesshme, punë të suksesshme, partneritete me firma të mëdha, dhe përherë kam vënë re një formë realizimi në jetën e tyre, e cila erdhi pas qëllimeve dhe vullnetit të tyre të fortë. Kam qenë përherë një vëzhgues dhe mund t’i shihja këta njerëz 5 vjeç më të të mëdhenj se unë, 7 vjeç më të mëdhenj se unë, ndoshta dhe 10 vjeç më të mëdhenj se unë. I shihja dhe largohesha duke e pyetur veten: “A është kjo ajo që dua unë për jetën time?”.

Këshilla që unë u jap njerëzve sot, është ta mendojnë veten pas 5, 10 apo 15 vitesh dhe ta pyesin veten vazhdimisht: “A është kështu mënyra se si unë dua të jem?”. Nëse je në një kompani, shiko personin që është 20 vjeç më i madh se ty dhe pyete veten: “A dua të jem edhe unë kështu?”. Kudo ku të jesh, bëje të njëjtën gjë dhe pyete veten tënde po njësoj.

Nëse përgjigjia është “Jo”, atëherë duhet të bësh diçka ndryshe. E njëjta gjë ndodhte edhe me mua. Rruga që kishin ndjekur prindërit e mi, shoqëria ime, komuniteti im, apo që ma diktonte universiteti që ndiqja, nuk ishte ajo që unë doja të bëja në jetën time. Ndaj, u mundova të gjeja diçka ndyshe.

Ne takojmë njerëz që janë njësoj si ne në shumicën e kohës dhe për këtë flasim gjatë gjithë kohës në shoqërinë tonë. Nëse do të bëhesh një milioner, duhet të kalosh kohë me milionerë. Nëse do të bëhesh inxhinier, shpenzo kohë me inxhinierët etj. Këtë klishe e dëgjojmë gjatë gjithë kohës.

Por nuk duhet të jetë kështu. Duhet të provojmë gjëra të reja dhe të mos i trembemi faktit se mund të mos përshtatemi diku. Nuk mund të jesh diçka që nuk e ke provuar se mund të jesh. Është çdo gjë në mendjen tonë. Nuk duhet të ndihemi të humbur, nëse zbulojmë se nuk duam të jemi ai/ajo që jemi për momentin. Dikur një filozof ka thënë: “Unë nuk jam ai që mendoj se jam. Unë nuk jam ai që ti mendon se jam. Unë jam ai që unë mendoj se ti mendon se unë jam”. Duket paksa e komplikuar si thënie, por mesazhi është se ne jetojmë dhe veprojmë duke menduar pritshmëritë e të tjerëve dhe kjo është totalisht e gabuar.

Ne bëjmë një punë, pasi mendojmë se të tjerët mendojnë se ne mund ta bëjmë. Ne ndjekim një shkollë, pasi mendojmë se prindërit tanë pëlqejnë të na shohin në atë degë studimi. Si këto ka dhe plot raste të tjera. Duhet të bëjmë atë që ne pëlqejmë për jetën tonë. Është jeta jonë, as e shoqërisë, as e prindërve dhe as e komunitetit tonë. Ndaj, duhet të zgjedhim duke menduar vetëm për veten tonë.

Po tani, ku do ta shohësh veten tënde pas 5, 10, apo 15 vitesh?”

Leave a Reply

Back to top button