Psikologji

Nëse ndihesh në depresion, lexoje këtë material…

Një nga sëmundjet më të shpeshta që keqdiagnostikohet, është edhe depresioni. Dikush mund të shkojë i mërzitur tek një mjek, ka qenë i mërzitur për një kohë të gjatë dhe mjeku i thotë: “Ti vuan nga depresioni. Duhet të marrësh këto ilaçe”. Por të tillëpacientë nuk janë të sëmurë “kimikisht”, thjesht kanë qenë tëmërzitur për njëfarë kohe. Ndryshimi midis depresionit dhe mërzitjes, është se depresioni ka të bëjë me një disbalancë midis përbërësve kimikë (neurotransmetuesve) në tru. Për të rregulluar balancën e tyre, normalisht lind nevoja e përdorimit të barnave. Ndërsa mërzitja nuk ka nevojë për ilaçe, ajo mund të kalojëvetëm duke ndryshuar mendimet që ke.

Unë kam njohur plot njerëz të keqdiagnostikuar me depresion, tëcilët kanë marrë ilaçe për një kohë të gjatë dhe vetëm pasi kanëndryshuar mënyrën e të menduarit të tyre, kanë kuptuar se nuk kishin më nevojë për ato ilaçe. Pra, ata thjesht kishin mërzitje tëzgjatur në kohë. Por kam njohur edhe nga ata që, edhe pasi kanëmenduar pozitivisht, sërish janë ndjerë të mërzitur dhe kanëpasur nevojë të merrnin barna kundër depresionit. Ajo që dua t’ju them, është se në momentin që ndiheni të mërzitur dhe kjo gjë zgjat me ditë të tëra, është koha të ndryshoni mënyrën se si mendoni. Nisni të mendoni pozitivisht, bëni gjëra që ju bëjnë tëlumtur dhe vetëm pasi të shihni se këto nuk rezultojnë efektive për ju, atëherë mund të shkoni për t’u konsultuar me një mjek psikiatër.

Ajo që shpesh na mërzit, është se ne nuk e mendojmë shumëthellë se sa të mira kemi në jetë. Ne mërzitemi se mendojmë vetëm gjërat sipërfaqësore. Nuk jemi aspak mirënjohës se jemi tepër me fat që kemi ushqim, kemi veshje, që nuk vuajmë nga sëmundjet, apo që kemi pranë njerëz, të cilët na duan. Po sikur të zgjohesh një ditë mirënjohës duke menduar për këto gjëra, në vend që të mendosh për gjëra që nuk i ke, apo që i ke humbur. Sepse janë pikërisht këto të fundit që na mërzisin më tepër. Ndaj, është momenti që ti të hedhësh një hap pas dhe të mendosh edhe një herë për çdo gjë në jetën tënde, jo vetëm për gjërat negative. Vetëm duke qenë mirënjohës për gjithë të mirat që ke dhe sërish duke ndenjur i mërzitur, mund të kuptosh nëse vërtet vuan nga depresioni apo jo. Shumë njerëz keqdiagnostikohen me depresion, sepse nuk mendojnë në mënyrën e duhur. Duhet të ndryshosh të menduarin për të ndryshuar edhe gjendjen emocionale, në të cilën gjendesh…

Leave a Reply

Back to top button