Analiza

Nesër do të jetë më keq

Luis Lema
Le Temps
Nesër do të jetë më keqNë masakrën që po ndodh në Gaza mungon  një element, në krahasim me konfliktet e tjerë që përgjakin rajonin në këtë periudhë: masat e refugjatëve, ato mijëra fytyra të stërmunduara që rrëfejnë tragjedinë që sapo kanë përjetuar, por edhe lehtësimin për faktin që kanë dalë të gjallë. Në Gaza nuk shihet asgjë e ngjashme: nuk ka asnjë lloj lehtësimi në horizont. Fakti që një popullsi është kaq e ekspozuar, ditë dhe natë, ndaj bombardimeve që kryejnë po ata persona që e mbajnë të burgosur, pa mundur as të ëndërrojnë një rrugëdalje, nuk është aspekti i vetëm revoltues i këtij operacioni të ri ushtarak izraelit, por është ndoshta një prej më të padenjëve.
Ka edhe të tjerë, si pretendimi për t’iu përgjigjur raketave të Hamasit me një shi zjarri që vret qindra të pafajshëm dhe dhjetëra fëmijë. Sjellja e ekstremistëve të Hamasit, që fshihen mes civilëve dhe i transformoojnë në mburoja njerëzore, është imorale dhe kundër të drejtës? Kjo nuk e bën më të respektueshëm bombardimin me tanke dhe avionë gjuajtës të një megalopoli. Të gjithë e kanë kuptuar tashmë: këtu shprehja e vjetër e Klausevicit (lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera) zbatohet në mënyrë pak ndryshe. Lufta, në Palestinë, është vazhdimi i kolonizimit me mjete të tjerë. Për herë të tretë në dhjetë vite, masakrat shërbejnë mbi të gjitha për t’u kujtuar palestinezëve të Gazës që nuk kanë cfarë të shpresojnë. Toka, deti, hapësira ajrore që rrethojnë burgun e tyre u janë ndaluar. Dhe pa shih, pa shih, kanë patur edhe arrogancën të ndërtojnë tunele…
Megjithatë, gjëja më e turpshme vjen nga jashtë. Eshtë distanca që ndan deklaratat e John Kerryt me mikrofonë të ndezur dhe të fikur. Eshtë thirrja që palestinezët të kthehen në tryezën e negociatave kur për ta dera mbetet e mbyllur dhe Abu Mazeni, presidenti palestinez, ka arritur të fitojë vetëm titullin e kukullës së izraelitëve, ndërkohë që kolonizimi vazhdon pa u ndalur. Në fund të cdo cikli të këtij rituali makabër, fillohet të shpresohet se armëpushimi i radhës i operacioneve izraelitë mund të sjellë një marrëveshje më të gjerë, dhe mbi të gjitha më të drejtë. Megjithatë, cdo herë zhgëlimi është po aq i thellë, sa janë të larta pritshmëritë. SIkur e keqja ende nuk ka ardhur.
Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button