Analiza

Nga Krimea, tek Boeingu, kështu nisi obsesioni i Putinit

Timothy Garton Ash

Përtej investigimeve historikë për rrugët që nuk u ndoqën, është gjithësesi mbresëlënëse të shohësh që elementët themelorë të doktrinës së Putinit, të shtetit mbrojtës, të nxitur prej mllefit, kanë qenë të pranishëm që në vitin 1994. Dikur ishte doktrina Brezhnjev, që legjitimonte si “ndihmë vëllazërore” veprime si pushtimi sovjetik i Cekosllovakisë në vitin 1968. Mikhail Gorbacovi e zëvendësoi me “doktrinën e Sinatrës” – secili në mënyrën e vet, në rrugën e vet, drejt Europës së Lindjes. Sot kemi doktrinën Putin

vladimir putiniNë vitin 1994, pothuajse po dremisja në një tryezë të rrumbullakët në Shën Petërsburg, kur hapi gojën një tip i shkurtër dhe trupngjeshur, me sa kuptova një ndihmës i kryebashkiakut. Rusia, tha ai, kishte lëshuar qëllimisht “territore shumë të mëdhenj për ish republikat e BRSS, bashkë me zona që historikisht i kanë përkitur gjithmonë Rusisë”. Nuk i referohej “vetëm Krimesë dhe Kazakistanit jugor, por edhe rajonit të Kaliningradit”. Rusia nuk mundej të braktiste kështu, në fatin e tyre, “ata 25 milionë rusë” tashmë me banim jashtë vendit. Bota duhej të respektonte interesat e shtetit rus “dhe të popullit rus, si një komb i madh”.

Ai person i vështirë ishte Vladimir Putini, dhe mund ta citoj ndërhyrjen e tij, sepse Fondacioni Koerber i Hamburgut, që kishte organizuar takimin e vitit 1994, sapo ka publikuar protokollët. Kam përkthyer me “populli rus” termin “volk”. Definicioni i tij për “rusët”, apo si pëlqen ta thotë sot “russkiymir” (“bota ruse”), ishte dhe është dukshëm i gjerë, me vulë nacionaliste. Në këto protokolle që janë publikuar, ndodhet edhe replika ime: “Nëse do të përfshinim në definicionin e kombësisë britanike të gjithë anglofonët, atëherë d të kishim një shtet pak më të madh se sa Kina”. Kush mund ta imagjinonte se 20 vjet më vonë, zëvendës kryetari i Bashkisë së Shën Petërsburgut, sot car i pakurorëzuar i të gjithë rusëve, do të kishte pushtuar Krimenë me forcë, duke nxitur në fshehtësi trazira dhe dhunë në Ukrainën lindore, dhe që do ta paraqiste në mënyrë eksplicite nacionalizmin e tij etnik si të viteve tetëqind, si një politikë shtetërore të shekullit 21. Kremlini i sotëm jep një version krejtësisht të tijin të doktrinës humanitare të “përgjegjësisë për të mbrojtur”, lindur në Perëndim dhe “shenjtëruar” nga OKB. Rusia, thotë Putini, ka përgjegjësinë që të mbrojë të gjithë rusët jashtë vendit dhe të vendosë se kush është rus, dhe kush nuk është.

Pasi është ngjitur në majat e pushtetit në Rusi, duke filluar nga detyra e kryeministrit në 1999, Putini ka eksperimentuar modele të tjerë marrëdhëniesh me Perëndimin dhe pjesën tjetër të botës. Për disa vite ka provuar modernizimin në bashkëpunim me Perëndimin. Ka pranuar të bëhet pjesë e G8-ës. Presidenti Bush nuk kuptoi asgjë nga Putini “kur e pa sy më sy” në vitin 2001por do të ishte e gabuar të konkludoje se që në vitin 2001, udhëheqësi rus po komplotonte të merrte Krimenë dhe destabilizonte Ukrainën lindore. Përtej investigimeve historikë për rrugët që nuk u ndoqën, është gjithësesi mbresëlënëse të shohësh që elementët themelorë të doktrinës së Putinit, të shtetit mbrojtës, të nxitur prej mllefit, kanë qenë të pranishëm që në vitin 1994. Dikur ishte doktrina Brezhnjev, që legjitimonte si “ndihmë vëllazërore” veprime si pushtimi sovjetik i Cekosllovakisë në vitin 1968. Mikhail Gorbacovi e zëvendësoi me “doktrinën e Sinatrës” – secili në mënyrën e vet, në rrugën e vet, drejt Europës së Lindjes. Sot kemi doktrinën Putin.

Mund të thuhet pa patur frikë se mos ekzagjerojmë, se kjo doktrinë përbën një rrezik të madh jo vetëm për vendet europiano-lindorë dhe euro-aziatikë në kufi me Rusinë, por për të gjithë rendin ndërkombëtar të pas vitit 1945. Të gjithë vendet e botës i konsiderojnë “popull të tyre” ata burra dhe gra që jetojnë në shtete të tjerë. Po sikur, siç ka ndodhur tashmë, pakicat kineze në juglindje të Azisë do të bëheshin objekt diskriminimi dhe zemërimi dhe Kina (isha atje në pranverë dhe dëgjova të shprehnin admirim për veprimet e Putinit) do të vendoste të merrte pozicionin e mëmëdheut duke ushtruar përgjegjësinë e saj për të mbrojtur, sipas një etike nacionaliste etnike?

Të premten, udhëheqësit amerikanë dhe ukrainas, duke iu referuar dhimbjes që vinte prej fushave ukrainase, të përgjakura tashmë disa herë nga historia, deklaronin se gjasat janë që Fluturimi 17 i Malaysia Airlines ishte rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, prodhim rus. Nuk ishte e qartë se kush e kishte lëshuar. Por hipokrizia e Putinit arriti përmasa oruelliane kur pohoi se “përgjegjësia për këtë tragjedi të tmerrshme është e qeverisë mbi territorin e të cilës ajo ka ndodhur”. Pa dyshim, në Ukrainën lindore mes të shumtëve që ndihen rusë pakënaqësia është e madhe, por dhuna e protestës së tyre është rezultat i narrativës mashtruese që vjen përditë prej televizioneve rusë dhe forcat e tyre ushtarake janë mbështetur, nga Rusia e Putinit – me pjesëmarrjen e ish anëtarëve të forcave speciale. Eshtë e pranueshme teza, sipas të cilës një ushtri e rregullt (urkainase apo ruse) normalisht do të kishte njohur në radar një avion civil që fluturonte në 12 mijë metra lartësi, ndërkohë që një grup i përbërë vetëm nga militarë vendas (ndonëse me eksperiencë ushtarake) nuk do të kish patur në dispozicion teknologjinë dhe kapacitetin për të realizuar një sulm të tillë, pa ndihmë nga jashtë. Eshtë pikërisht përzierja e paqartë e krijuar nga versioni i Putinit i “përgjegjësisë për të mbrojtur” që hap dritën jeshile për fatkeqësi të tilla. Putini vë në diskutim autoritetin e qeverisë së një territori sovran dhe më pas e fajëson atë për pasojat e një veprimi të tillë.

Pra, nëse një zëvendës kryetar bashkie i panjohur fillon të thotë gjëra alarmuese në një mbledhje, ju këshilloj të bëni sytë katër. Natyrisht, këta personazhe nuk mbërrijnë gjithmonë në majë por, nëse ndodh, atëherë ka gjasa që ideologjitë e tyre plot mmlef të shkruhen me gjak. /Guardian/

Leave a Reply

Back to top button