LetersiPersonazhe

Nga Zeusi te Njuland Arçer – tradhtarët më të mëdhenj në letërsi

Screen Shot 2015-09-18 at 18.48.59

Tradhtarët janë gjithmonë interesantë në letërsi. Ata janë mëkatarët përballë të drejtëve; të ashtuquajturit delet e zeza. Historitë e tyre nisin gjithmonë mirë, për t’u shkatërruar thuajse gjithmonë në fund. Lot, dhimbje, xhelozi… arsenik, më poshtë janë disa nga tradhtarët më të mëdhenj në letërsi.

Zeusi në pothuajse çdo mit grek

Zeusi, zoti i zotave, sundimtari i Olimpit, stërgjyshi pervers i botës antike. E shoqja, Hera, me të drejtë ishte e tërbuar nga tradhtitë e shumta të tij. Por në vend që të kapej me Zeusin, ajo e shfrynte zemërimin te të dashurat dhe fëmijët e tij. Një çift perfekt, që rrinin me njëri-tjtrin si tenxherja me kapakun.

Françeska dhe Paolo në “Ferri” nga Dante Aligieri

Dante i takoi këta dy shpirtra të dashuruar në rrethin e dytë të ferrit. “Dashuria më ka pushtuar kaq fort. Paolo nuk duhet të ndahet kurrë prej meje”- thotë Françeska, për cilën, për tradhtinë e kryer, ferri ia vlen. Ndërsa Paolo duket më i penduar për puthjen që nisi gjithçka.

Njuland Arçer në “Mosha e pafajësisë” – Edith Wharton

Një roman i jashtëzakonshëm. Njuland Arçer është pasardhës i vetëkënaqur i një familjeje njujorkeze; një i ri i pushtuar nga pasioni për kushërirën e të fejuarës së tij, konteshën Ellen Olenska. Tradhtia, edhe pse e pakonsumuar, është përshkruar me nota të forta erotike, duke e bërë Njuland të kuptojë thelbin e të qenit njerëzor.

Edna Pontellier në “Zgjimi” – Kate Chopin

Në sipërfaqe, Edna duket se do të ndjekë shembullin e “motrave” të saj në letërsi: gra të martuara të joshura nga dëshira seksuale, që e pësojnë në fund. Por ka një ndryshim thelbësor mes Ednës dhe Ema Bovari e Ana Kareninës: zgjedhja. Emma është zemërthyer, Ana e lënë pas dore me indiferencë, ndërsa Edna është një grua dhe nënë e bukur, e cila bie në dashuri me një burrë më të ri në moshë dhe ndërgjegjësohet mbi mundësinë e dashurisë erotike. Ajo zgjedh vdekjen sepse e di që nuk ka asnjë shpresë që të jetojë ashtu siç dëshiron.

Molly Bloom në “Uliksi” – Xhejms Xhojs

Molly është gati e heshtur gjatë gjithë historisë, ndërsa një radhë e gjatë personazhesh mashkullorë e tallin dhe e kritikojnë. Më në fund ajo flet dhe në këtë moment kupton se gjithçka që mendoje se dije për të ishte e gabuar. Po, ajo ka mendime “të pista” dhe i pëlqen seksi; është e vendosur të plotësojë kënaqësitë e saj. Por ajo nuk është shpirtligë. Molly shqetësohet për Leopoldin dhe e dashuron në mënyrën e saj. Mendimet e saj të fundit dhe fjalët e fundit në libër janë kujtimet e propozimit të tij për martesë dhe përgjigjes së saj pasionante: Po!/Botimeshqip

Leave a Reply

Back to top button