Horizonti.al

Niseni Vitin e Ri duke lexuar këta fakte shumë interesantë

Niseshteja përdoret si një kordon në prodhimin e letrës. Është pikërisht përdorimi i një shtrese niseshte, që kontrollon depërtimin e bojës gjatë shtypjes. Letrat që kushtojnë lirë nuk përdorin dhe aq shumë niseshte, dhe kjo është arsyeja pse bërrylat tuaj ngjyrosen në të zezë kur përkuleni mbi gazetën që lexoni.

Argjendi i pastër nuk është realisht i tillë. Për shkak se argjendi i pastër është shumë i butë, dhe për të qenë i përdorshëm në shumicën e sendeve, përzihet me bakër në raportin 92.5 përqind argjend me 7.5 përqind bakër.

Një top qelqi do të kërcejë më lart se sa një top gome. Ndërkohë një top prej çeliku solid, do të kërcejë më lart se ai prej qelqi.

Në një pikëpamje, shkalla Celsius ka më shumë kuptim se sa shkalla Fahrenheit për matjen e temperaturës. Por krijuesi i saj, Anders Celsius, qe një shkencëtar i çuditshëm. Kur ai e zhvilloi për herë të parë shkallën e tij, e caktoi ngrirjen e ujut në 100 gradë dhe vlimin në 0 gradë, pra me kokë poshtë. Askush nuk guxoi ta kritikojë për këtë anomali, kështu që shkencëtarët e tjerë pritën që Celsiusi të vdiste për të ndryshuar shkallën.

Kur një avion udhëton me një shpejtësi prej 1.000 km/h, gjatësia e tij bëhet një atom i shkurtër se se origjinali.

Sipas specialistëve, sistemet e sigurisë që përdorin detektorëte e lëvizjeve nuk do të funksionojnë si duhet, në rast se muret dhe dyshemetë janë shumë të nxehta. Kur një rreze infra e kuqe përdoret në një detektor, ai do të gjurmojë temperaturën e trupit të një personi 36 gradë, në krahasim me muret dhe dyshemetë më të ftohta. Por nëse dhoma është shumë e nxehtë, detektori s’do të regjistrojë asnjë ndryshim të të nxehtit të rrezatuar nga trupit i personit, kur ai hyn në dhomë dhe thyen rrezet infra të kuqe.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, tregu i luftimeve me gjela është i madh: Filipinet kanë pesë milionë gjela që përdoren për pikërisht këtë qëllim.

Peshkaqenët dhe peshqit raxha, janë të vetmet kafshë të njohura nga njeriu, që nuk preken nga kanceri. Shkencëtarët besojnë se kjo ka të bëjë me faktin se ata nuk kanë kocka por kërc në trupin e tyre.

Luanesha kryen 90 përqind të gjuetisë.

Krimbi Caenorhabditis Elegans ka ekuivalentin moshor të  5 viteve jetë njerëzore për çdo ditë që jeton, kështu që ata zakonisht ngrodhin pas rreth 14 ditësh. Por kur janë të stresuar, bien në një gjendje kome, e cila mund të zgjasë për dy ose më shumë muaj. Ekuivalenti i njeriut do të ishte fjetja për rreth 200 vjet.

Mesatarisht, 12 të sapolindur do t’i jepen çdo ditë prindërve të gabuar.

Përtypja e çamçakizit gjatë qërimit të qepëve do të parandalojë lotimin e syve.

Horacio Nelson, një prej admiralëve më të shquar të Anglisë, nuk mundi gjatë gjithë jetës së tij të gjente një kurë për sëmundjen e tij të detit.

Çdo vit më shumë njerëz humbin jetën nga bletët se sa nga gjarpërinjtë.

Shumë njerëz janë alergjikë ndaj qumështit të lopës se çdo lloj ushqimi tjetër.

Devetë kanë tre qepalla, për të mbrojtur veten nga stuhitë e rërës.

Në Nebrtaska të SHBA-së është e jashtëligjshme të gromësish apo tështish në Kishë.

Fluturimi më i gjatë i regjistruar i një pule është 13 sekonda.

Mbretëresha Elizabet I, e cilësonte veten një shembull të përkryer të pastërtisë. Ajo thoshte se lahet një herë në tre muaj, pavarësisht nëse kishte nevojë apo jo.

Astronautëve nuk u lejohet konsumi i fasuleve para se të udhëtojnë në hapësirë, pasi era e tyre mund t’u dëmtojë konstumin special.

Në çdo kontinent ekziston nga një qytet që quhet Romë.

Në Islandë është e jashtëligjshme të mbash një qen shtëpie.

Disa luanë çiftohen mbi 50 herë në ditë.

Arinjtë polarë janë mëngjerashë.

Leave a Reply

Back to top button