Histori

Një biografi provokuese mbi Hitlerin. Shndërrimi nga oportunist në antisemitist të betuar

Screen Shot 2015-11-09 at 19.28.31

“Nëse Hitleri do të kishte vdekur në vitin 1938 dhe dikush tjetër do të kishte marrë postin e tij, historia e njerëzimit do të kishte marrë një  tjetër rrjedhë”. Historiani dhe profesori i Universitetit të Londrës, Peter Lugerih sjell një tjetër biografi të Adolf Hitlerit dhe një qasje të re mbi personalitetin e diktatorit nazist. Ngjitja në pushtet, krijimi i Rajhut të Tretë, përndjekja e hebrenjve dhe rënia e Fyreit janë kollonat e biografisë prej 1925 faqesh të librit që botohet më 9 Nëntor.

Kjo biografi ndryshon nga studimet e deritanishme për Adolf Hitlerin. Ajo hedh dritë mbi periudhën e ngritjes së nacionalsocializmit duke iu referuar burimeve të panjohura  deri më tani, siç janë fjalime të Hitlerit në fillimet e tij politike si dhe shënime nga ditari i ministrit të propagandës në Gjermaninë Naziste, Jozef Gëbels.

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është zbërthimi i personalitetit të Hitllerit përmes qasjes së tij politike dhe jo “aftësive metafizike” për të hipnotizuar popullin gjerman, siç është përpjekur ta përkufizojë historiografia gjermane ngjitjen e tij pushtet.

Lugerih studion veprimtarinë politike të Adolf Hitlerit që pas viteve të adoleshencës, duke thënë se djaloshi me kombësi austriake deri në moshën 30 vjeçare që përkon me vitin 1919 e konsideronte veten të pa rëndësishëm dhe si një person pa të ardhme politike.

I pakënaqur me humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore vendos t’I bashkohet një force politike lokale të quajtur Partia  e Punëtorëve Gjermanë, pararendëse e nacionalsocializmit. Siç vetë e ka përmendur në librin  e tij “Mein Kampf”, Lufta e Parë Botërore ishte një ngjarje që ndikoi në idetë dhe bindjet e tij politike.Luderih thotë se për shumë vite Hitleri nuk kishte një orientim të qartë politik, porai nisi t’I japë vetes një rol të ri,  kur u ngarkua detyra e përgjegjësit të propagandës në Partinë e Punëtorëve Gjermanë.

Veçanërisht provokuese janë referencat e Luderih lidhur me idetë dhe ndjenjat antisemitiste të Adolf Hitlerit. Historiani gjerman thotë se fillimisht Hitleri nuk ishte një antisemitist i betuar dhe në një masë të madhe ai përkufizohej si njeri dhe politikan opportunist. Pas viteve 1920 kur kuptoi se antisemitizmi kishte depërtuar në shtresat e klasave të larta në Gjermani adoptoi retorikën e një propagande antisemitiste që gradualisht fitoi terren edhe në shtresat e ulëta për t’u kurorëzuar me vrasjen e 6 milionë hebrenjve.

DW

Leave a Reply

Back to top button