Analiza

Një goditje e fortë ndaj globalizimit

Anne Applebaum

globalizSa kohë që zgjati, globalizimi ishte një përrallë argëtuese që ne i thoshim vetes për të ardhmen. Bota është e ndërlidhur, e si pasojë po bëhet jo vetëm më e pasur, por edhe më paqësore. Teknologjitë e kapitalizmit modern jo vetëm do i bënin më fitimprurës bizneset e botës, por edhe do t’i bënin njerëzit më pak gërnjarë. DO të luanim shah në internet me indianë, e si pasojë do ë bëheshim më shumë si ata. Më mirë akoma, kur të fillonin të bënin tregti, India dhe Kina nuk do të shkonin më kurrë në luftë mes tyre.
Në kulmin e këtij optimizmi, “Teoria e McDonaldit për marrëdhëniet ndërkombëtare” ishte një gjë që e dëgjoje shumë shpesh. Ideja ishte që, asnjë vend me një restorant McDonald’s nuk do të hynte në luftë me një vend tjetër me restorant McDonald’s, sepse, që të kishet nëj restorant McDonald’s, duhej të ishe tërësisht i integruar në ekonominë globale, dhe nëse ishe i integruar në ekonominë globale, nuk do të sulmoje ndonjë prej anëtarëve të tjerë të saj. Kjo teori e “McPaqes” u hodh në erë, në kuptimin e drejtpërdrejtë të kësaj fjale, me bombardimet e SHBA në Beograd, qyteti që në vitin 1988 kishte hapur të parin restorant McDonald’s në të gjithë bllokun ish komunist. Por shpresa se kjo teori mund të isht e vërtetë nuk u shua.
Këtë javë, teksa Rusia, një vend me më shumë se 400 McDonald’s shton sulmet në Ukrainë, një vend me më shumë se 70 McDonald’s, mendoj se më në fund mund të deklarojmë se eoria e McPaqes është nuk dhe e kotë. Në të vërtetë, e ardhmja e McDonald’s në Rusi, që dikur dukej e ndritur – a i mbani mend radhët e gjata në Moskë për Big Macs? – e ka humbur shkëlqimin. Në korrik, agjencia ruse e mbrojtjes së konsumatorit paditi McDonald’sin për shkelje të rregullave të mbrojtjes së shëndetit. Po kjo agjenci e mbrojtjes së konsumatorit ndaloi verën dhe ujin mineral gjeorgjian “për arsye sanitare”, përpara luftës Rusi-Gjeorgji të vitit 2008, dhe në mënyrë periodike i turret djathit lituanez, mishit polak dhe produkteve të tjerë të papranueshëm politikisht.
Ndoshta duhet t’u kishim kushtuar më shumë vëmendje këtyre bojkoteve tregtarë të motivuar politikisht, pasi me sa po kuptojmë kanë qenë lajmëtarë të atyre që do të ndodhnin. Nëse nuk e bëmë, kjo ndodhi ndoshta sepse përralla e globalizimit premtonte më shumë se sa thjeshtë McPaqen e përjetshme. Ajo ofronte gjithashtu një premtim pakthyeshmërie. Për pjesën më të madhe të dy dekadave, kemi marrë për të mirëqenë supozimin se globalizimi është një fazë e re në historinë e botës, dhe jo një fazë kalimtare. Sigurisht, lidhjet tregtare do të zgjasnin përgjithmonë sepse kishin avantazhe të ndërsjellë. Asnjë vend që kishte nisur lojën që sillte vetëm fitime nuk do të ishte ndonjëherë në gjendje ta braktiste, pasi kostot politike po të vepronte kështu, do të kishin qenë shumë të lartë. Luftërat tregtare duhej t’i përkisnin të kaluarës.
Këtë javë – teksa Rusia ndalon të gjithë produktet bujqësorë amerikanë, europianë, kanadezë, australianë dhe japonezë – globalizimi krejt papritur nis të zhbëhet shumë më shpejt nga sa e kishim imagjinuar. Presidenti rus e dinte që po vinin sanksionet dhe deklaroi hapur se nuk i bëhej vonë. Ai e di gjithashtu se lufta tregtare do të dëmtojë një pjesë të madhe të bashkatdhetarëve të tij, por as për këtë nuk i bëhej vonë. Sanksionet perëndimorë ndaj Rusisë u skicuan qëllimisht për të goditur një numër të vogël njerëzish në sektorët financiar dhe energjetik. Sanksionet e Rusisë ndaj ushqimeve do të godasin shumë kompani të mëdha dhe të vogla, kryesisht në Europë, por do të prekin gjithashtu pothuajse gjithkënd në Rusi. Në këtë moment, Rusia importon të paktën një të katërtën, deri gjysmën e ushqimeve jo vetëm nga Camembert në Francë, por edhe bizele të ngrira nga POlonia. Importet kanë rritur zgjedhjet e konsumatorit dhe kanë ulur çmimet për rusët e zakonshëm. Tani zgjedhjet do të reduktohen dhe çmimet do të rriten.
Me fjalë të tjera, një vend i madh që ka kompani që bëjnë tregti ndërkombëtare ka vendosur që preferon një luftë territoriale me një prej fqinjëve të vet, se sa një anëtarësim të plotë në sistemin ekonomik ndërkombëtar. Një vend i madh që ka shumë njerëz të arsimuar në ekonominë globale ka vendosur gjithashtu që mund të pranojë çmime më të lartë për ushqimet në emër të nderit kombëtar. Nuk është thjeshtë e mundur të heqësh dorë nga përfitimet e globalizimit në favor të vlerave të ndryshme dhe të një tjetër lloj politike, por kjo po ndodh. Dhe nëse po ndodh në Rusi, atëherë mund të ndodhë kudo.  /Washington Post/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button