Horizonti.al

Një kullë në Amazonë

Screen Shot 2015-09-26 at 09.47.12

Një kullë çeliku e lartë 325 metra, një metër më shumë se sa Kulla Eiffel: sapo ka përfunduar, në zemrën e pyllit amazonian, në Brazil. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë “monstër”, por për një observator shkencor. Eshtë Kulla e Lartë e Observatorit të Amazonës, e projektuar nga një skuadër studiuesish brazilianë dhe gjermanë: do të lejojë të analizohen kampione ajri në një pikë, larg nga burimet e ndotjes: rreth 150 km pyll e ndajnë nga qyteti i Manausit. Instrumentat e kullës do të mbledhin të dhëna mbi gazrat serrë dhe mbi lëvizjen e masave të mëdha të ajrit mbi pyll, për të studiuar ndryshimet klimaterike./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button