Psikologji

Një marrëdhënie nuk duhet të jetë perfekte, duhet të jetë e shëndetshme

Normalisht nuk ekziston një çift perfekt, por është thelbësore që një marrëdhënie të të japë mirëqenie, në vend të pasionit. Një marrëdhënie e shëndetshme ka plot karakteristika, disa nga të cilat janë këto:

  1. Ke dëshirë të rrish me personin tjetër.

Ke dëshirë të rrish me të, pa të shtyrë dikush, pa u ndjerë në detyrim. Ndjen thjesht dashuri dhe lumturi që e ke në krahë dhe do të doje ta kaloje gjithë ditën me të duke qeshur, duke bërë shaka, duke udhëtuar, ose thjesht të rrini në shtëpi të përqafuar e të flisni me njëri-tjetrin.

  1. Dëshirë për të ndarë gjithçka.

Historitë tona, jetën tonë, madje edhe furçën tonë të dhëmbëve duam ta ndajmë me personin që duam. Kur dashuria është e vërtetë, duam që personi tjetër të jetë pjesë e gjithçkaje dhe ndihemi të vlerësuar, kur ai person fillon të na besojë plotësisht.

  1. Liri.

Në një marrëdhënie të shëndetshme, nëse dëshiron të jesh i/e lirë, partneri/ja që ke në krahë, d otë ta japë atë. Nëse dashuria është e vërtetë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Besimi vjen në mënyrë të natyrshme, jo me detyrime të kota për të kufizuar lirinë e personit tjetër për të dalë, për të shkuar në festa etj.

  1. Sinqeritet.

Kur dashuria është e vërtetë, nuk e fshehim se kush jemi dhe duam të shtiremi si dikush që nuk jemi për të na dashur më tepër personi që kemi në krahë. Nëse jemi të sigurtë për dashurinë tonë, nëse e duam ashtu siç është, nuk ka arsye për ta gënjyer atë person në asnjë mënyrë.

Nëse je pjesë e një dashurie të vërtetë e të shëndetshme, duhet ta dish se po përjeton diçka të rrallë dhe të bukur, ndaj urime! Je një person me fat. Shijoji këto momente dhe ji përherë në kërkim të ideve të reja, pasi ky është sekreti për ta pasur sa më gjatë marrëdhënien të shëndetshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button