Shendeti

Një test gjaku mund të ndihmojë tani në diagnostikimin dhe trajtimin e depresionit

Depresioni i madh është një sëmundje e rëndë, por ndonjëherë edhe e pa gjurmueshme. Ai të rrënon jetën dhe mund ti shtyjë njerëzit drejt vetëvrasjes. Ndonjëherë, edhe pse jo gjithmonë, kjo sëmundje alternohet me periudha manie, në një gjendje të quajtur çrregullim bipolar.

Është e vështirë të gjesh shifra të besueshme. Por në disa pjesë të botës, 1 në 4 njerëz përjeton n depresion të madh në një moment gjatë jetës së tij. Por diagnoza e depresionit ka një arbitrare shqetësuese në varësi të vlerësimit mjekut mbi gjendjen shpirtërore të një pacienti, përkundrejt një liste simptomash të cilat mund të jenë të pranishme në kombinime të ndryshme dhe që janëshpesh ose në çdo rast subjektive.

Kjo ka çuar në një kërkim të madh për shënjues të besueshëm biokimikë të sëmundjes. Këto jo vetëm që mund të ndihmojnë diagnostikimin, por mund të përmirësojnë vlerësimet e prognozës, dhe të nxisin një trajtimit më efektiv në një rast të veçantë.

Tani, një grup neuroshkencëtarësh në Universitetin e Indianas, SHBA, të udhëhequr nga Aleskandër Nikulesku, mendojnë se kanë gjetur një sërë shënuesish që mund të bëjnë këtë.Dr.Nilulesku dhe kolegët e tij kanë punuar me të dhëna dhe mostra gjaku të mbledhura gjatë 15 viteve nga qindra pacientë në Qendrën Mjekësore të Menaxhimit të Veteranëve Indianapolis.

Objektivi i studimit të tyre ishin pjesë të vogla të ARN-së, një molekulë e transkriptuar nga ADN-ja e gjeneve si pjesë e procesit,në të cilin informacioni i koduar në ato gjene përdoret nga qelizat për të prodhuar proteina. Analizimi i niveleve në gjak të molekulave përkatëse të ARN,tregon aktivitetin e gjeneve themelore.

Kjo udha mundësi studiuesve të identifikonin, në një mostër fillestare prej 44 pacientësh, se cilat gjene po bëheshin gjithnjë e më pak aktive,gjatë kohës që reduktoheshin çrregullimet e humorit tek njerëzit. Në fillim ata gjetën mijëra prej tyre, por pastaj u fokusuan tek ato që dukej se tregonin parashikimin më të mirë të humorit.

Pastaj duke rishikuar studimet e botuara më herët mbi gjenet e lidhura me depresionin, ata e ngushtuan përzgjedhjen në vetëm 26 gjene dyshoheshin që më parë për përfshirje në këtë sëmundje. Më pas, studiuesit e vëzhguan këtë tufëgjenesh tek 8 grupe pacientësh, duke filluar nga madhësia prej 97-226, për të parë se cili parashikonte më mirë ecurinë dhe detajet e sëmundjes së një pacienti.

Vetëm 13 shënjues i mbijetuan filtrit përfundimtar. Gjenet që përfaqësojnë ato, janë të përfshiranjë sërë aktivitetesh, përfshirë ritmet cirkadiane; rregullimi i niveleve në tru të një molekule mesazhere të quajtur serotoninë, përgjigja ndaj stresit; metabolizimin e glukozës për të çliruar energji; dhe sinjalizimi brenda qelizave.

Së bashku, këta 13 shënues të ARN-së formojnë bazën e një testi gjaku që jo vetëm mund të diagnostikojë depresionin, por gjithashtu parashikon se kush do të vazhdojë të zhvillojë çrregullime bipolare, të cilat ka të ngjarë të kenë nevojë për trajtim spitalor në të ardhmen, dhe cilat ilaçe do

të jenë më efektive në raste të veçanta. Gjashtë nga ARN-të ishin parashikuesesakta të depresionit. Gjashtë të tjerë parashikuan depresionin dhe maninë. Vetëm njëri parashikoi maninë. / bota.al

Back to top button