Motivuese

Njerëzit e mirë janë të formuar nga një çelik i paharrueshëm

Janë ata njerëz që na përqafojnë dhe i bëjnë sërish bashkë të gjitha pjesët tona. Ata me të cilët keni kaluar jetën tuaj. Ata që ju kanë mësuar gjëra pozitive. Ata që e kanë bërë të duket botën si një vend i mrekullueshëm për të jetuar, por mbi të gjitha njerëzit e mirë janë ata për të cilët, përditë grumbullojmë arsye pse ia vlen të përpiqemi dhe të jemi të lumtur.

Ata nuk imponohen ose sillen si prindër, por përkundrazi, janë njerëz të durueshëm. Sepse durimi është virtyti që shënon aftësinë për të lënë të lirë, njerëzit që kemi përballë dhe t’i lejojmë ata të bëjnë gabimet e tyre.

“Asnjë vepër e mirë, sado e vogël që mund të jetë, nuk do të jetë e kotë”.

Ezopi

Arti i mirësisë është një mall i çmuar, por ndoshta më i zakonshëm se sa mendojmë. Jo të gjithë janë vetëm të mirë apo të këqinj, sepse në thellësinë tonë ka vend për gjithçka, dhe kjo gjithmonë varet nga mënyra se si i shikojmë gjërat.

Megjithatë, ka raste kur takojmë njerëz që nuk janë të korruptuar nga shoqëria dhe interesat e saj, dhe të cilët nuk janë në gjendje të lëndojnë as edhe një mizë. Ju mund t’i kuptoni lehtë, sepse që kur i keni takuar ata, ju ndjeheni më të mirë, më të fortë dhe keni pasuruar brendësinë e vetes suaj.

Mirësia e vërtetë qëndron në mbrojtjen e gjërave që mendojmë se janë të drejta

Këta njerëz kanë një ndjenjë të drejtësisë dhe të të mirës, me të vërtetë të veçantë. Fjalët e tyre janë gjithmonë të mbushura me shpresë dhe, nëse ata duhet të zgjedhin, do t’ju japin mësimet e jetës.

Ata janë njerëz me integritet, që shohin përtej detyrimeve morale dhe gjithmonë kanë tendencë t’u japin një dorë të tjerëve, kur kanë nevojë për ta. Ata bëjnë gjënë e duhur edhe kur askush nuk po i shikon, dhe kjo është ajo që i bën të ndershëm.

Të jesh njeri i mirë është një nga cilësitë më të mëdha për të cilat mund të aspirojmë. Disa njerëz e kanë këtë karakteristikë të lindur dhe ka pak njerëz me fat që kanë një ndjeshmëri të fortë ndaj vuajtjeve të të tjerëve, e që janë në gjendje të ndihmojnë. Gjëja pozitive për të gjithë këtë është se ne të gjithë mund të jemi njerëz të mirë dhe me integritet.

Është ajo ndjeshmëri, që i bën këta njerëz të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Ka raste kur mirësia shkrihet me mirësjelljen, duke i bërë njerëzit të jashtëzakonshëm.

Duke qenë njerëz të mirë, jemi të ndryshëm

Për këtë arsye, në vend që të përpiqesh të jesh ndryshe, përpiqu të jesh i mirë, sepse të jesh i mirë do të jesh automatikisht i ndryshëm. Ai që me të vërtetë ka rëndësi është rezultati përfundimtar. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi nuk është qëllimi, por veprimet.

Jeta e çdo personi përfshin miliona qenie njerëzore në botë dhe ajo që bëjmë për të tjerët drejtpërdrejt na përfshin edhe ne. Për këtë arsye, është e rëndësishme të përfitoni nga ky efekt “përforcues”.

Njerëzit e mirë janë të mençur sepse, me vetëdije ose pa vetëdije, ata e kuptojnë gjënë më të rëndësishme: atë që bëjmë për të tjerët, e bëjmë për veten tonë.

Mirënjohja është mënyra më e mirë për të shpërblyer një njeri të mirë. Këta njerëz janë të vetëdijshëm se, në një mënyrë apo tjetër, atë që i japin jetës, vetë jeta do ua kthejë mbrapsht.

Na lëndon të shohim këta njerëz që vuajnë, sepse në idealin tonë të drejtësisë, nuk mendojmë për këtë. Megjithatë, ka një numër të madh njerëzish të mirë që vazhdojnë të jenë të tillë, pavarësisht nga të gjitha situatat e vështira.

Njerëzit më të mirë janë ata që janë përballur me jetën, padrejtësitë e saj dhe realitetin e ashpër. Janë ata që ndihen të pambrojtur dhe të pashpresë, ata që kanë përjetuar humbje reale dhe probleme të vërteta në lëkurën e tyre.

Njerëzit e mirë nuk janë domosdoshmërisht të bukur nga jashtë, ato kanë një bukuri të veçantë. Ata janë njerëz të mirë që kanë qenë në gjendje të falin, të shkojnë e të ndihmojnë të tjerët edhe kur gjithçka ka shkuar keq për ta, duke zbuluar kështu madhështinë e qenies së tyre. / MeB

Leave a Reply

Back to top button